Claudio Paganini

Emri i kompanisë:  Mabiel International
Investimi 2017:  5 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Durrës

Ne një vend të varfër, por në zhvillim e sipër është shumë e rëndësishme ardhja e vazhdueshme e investitorëve të huaj. Ndaj, injektimi i cfarëdo shumë nga ana e kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare është një lajm shumë i rëndësishëm. I tillë mund të konsiderohet padyshim edhe fillimi I veprimtarisë së kompanisë italiane Mabiel International, fryt i një investimi afro 5 milionë euro. Në këndvështrimin sasior, 5 milionë euro mund të mos jetë një shumë impresionuese, por ama, ajo është e rëndësishme, sidomos për mesazhin që iu transmeton investitorëve të tjerë të huaj, të cilët po studiojnë dhe parashikojnë te hyjnë në Shqipëri. Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti ekpsortohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë. Mabiel International është një fabrikë të re, e ndërtuar nga grupi Martinetto, e cila prodhon produkte specifike për industrinë automotive. Industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është nga ato industri ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Leonardo Ceraku

Emri i kompanisë:  PSZ Albania GMBH shpk
Xhiro e biznesit 2017:  2 milionë euro
Numri i punonjësve:  250
Vendndodhja:  Tiranë

Kur në vitin 2012 u themelua kompania PSZ Albania GMBH shpk, iniciativë e një investitori gjerman, pakkush mund të përfytyronte apo argumentonte rëndësinë e një investimi të tillë. Pakkush mund të ishte euforik prej një fakti të tillë. Dhe ndoshta kushdo që ishte në pozita të tilla mund edhe të justi fi kohej, pasi impakti fillestar I sipërmarrjes së porsanisur ishte tejet modest. Vetëm 9 të punësuar. Mirëpo, gjithmonë, kur një investitor gjerman ka vendosur të investojë e realizojë sipërmarrje në Shqipëri, ky është një lajm i mirë për ekonominë dhe biznesin shqiptar. Pasi është thuajse e sigurtë që kjo sipërmarrje, edhe po që se do të ketë përmasa modeste në fi llimet e saj, me kalimin e kohës, ajo do të rritet, duke rritur kështu edhe impaktin mbi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Kështu ka ndodhur ekzaktësisht me PSZ Albania. Vetëm 5 vite pas fillimit të veprimtarisë së saj, ajo tashmë është një kompani, e cila e ka rritur aktivitetin e saj, duke arritur të punësojë rreth 250 punonjës. Cka është më e rëndësishme është perspektiva e saj. Sepse ashtu sikundër kompania bëri kapërcimin nga 9 punonjës në situatën e fi llimit në 250 punonjës aktualë, po ashtu në një të ardhme të afërt, Brenda një periudhe 2-3 vjecare synon të bëjë kapërcimin tjetër duke arritur të punësojë 500-600 punonjës. Pasi për fat të mirë, pritshmëria e investitorit gjerman në tregun shqiptar është realizuar dhe ky është një tjetër lajm i mirë dhe një mesazh edhe për investitorë të tjerë potencialë nga Gjermania. Kur ata shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në një treg të huaj, informacionin më të parë e marrin nga ata që e kanë konkretizuar këtë hap dhe PSZ Albania GMBH Shpk tashmë mund të themi me siguri që shërben si një shembull inkurajues për investitorë të tjerë gjerman.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Ilir Adili

Emri i kompanisë:  AKInvest
Xhiro e biznesit 2017:  2.5 milion EURO
Numri i punonjësve:  30
Vendndodhja:  Tiranë

Institucioni financiar AK-Invest punon për kah përftimit të besimit të merituar në treg. AK-Invest nëpërmjet zyrave të tij si dhe nëpërmjet rrjetit të 177 agjentëve në mbarë vendin, rrit pranishmërinë me shtim dhe kombinim eficient të produkteve financiare në treg. Bashkëpunimi me rrjetin e agjentëve në mbarë vendin për shërbimin MoneyGram, pagesa utilitare ( OSHEE, Gjoba te Policise Rrugore dhe Bashkiake, UK) ka siguruar tashmë prezencë të kompanisë në mbarë vendin , prezencë që synon ofrim shërbimi me standarte të kompanisë. Cdo investim i kompanisë AK-invest në teknologji informatike, investim në rritje profesionale të punonjësit, në rritje të visibilitetit të zyrave synon dhe i bashkohet agjentit. Politika e kompanisë drejtuar për kah punonjësit ka mundësuar rritjen e tij ndërpersonale për t’u aktivizuar si pjesë eficiente në punën në grup. Nëpërmjet trajnimeve , workshop-eve, është synuar rritja e nivelit të përgjegjshmërisë në kuptim dhe respekt të akteve ligjore dhe nligjore të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër fi nancimit të terrorizmit, duke interferuar në këtë mënyrë dhe me vigjilencën globale për këtë qëllim. Stafi I AK-Invest strukturohet më së shumti nga moshë e re, që bashkohen për gjatë me kompaninë!

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Filip Gjoka

Emri i kompanisë:  “Filipi Co”
Xhiro e biznesit 2017:  3,2 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Laç

Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor të mos i shpëtojë fizionomisë që kanë edhe sektorët e tjerë të biznesit në Shqipëri. Pra një mbipopullim me subjekte, por edhe një diferencim i madh mes kompanive që kanë realisht aktivitet nga ato që vazhdojnë të mbahen “me thonj” si i thonë fjalës. Vetëm 4-5 kompani nga i gjithë totali arrijnë të kryejnë afro 80 për qind të totalit të punës në këtë sektor dhe kjo tregon qartë hendekun e krijuar mes subjekteve. Sigurisht që edhe ky aktivitet ka liderin e saj. Dhe ajo është kompania “Filipi Co”. Ky nuk është një konkluzion apriori, nuk është as ndonjë përfundim i bazuar në perceptime, të cilat mund të jenë edhe të gënjeshtërta si rrjedhojë e vizivibilitetit apo pranisë në media të njërit apo tjetrit drejtues. Jo, këtë e tregton dhe e “certifikon” më së miri treguesi i eksportit. Janë rreth 5 kompani të fushës që bëjnë pjesë në listën e 100 kompanive eksportuese më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2017 dhe Filipi Co është kompania që ka vlerën e eksportit më të lartë ndër kompanitë e tjera simotra dhe konkurente të saj. Me afro 443 milionë lekë të reja eksport, kjo kompani renditet e para ndër kompanitë që ushtrojnë të njëjtin aktivitet me të, dhe e 49-ta ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha. Volumi i eksportit është thuajse në të njëjta nivele sikurse një vit më parë, ndërkohë që në krahasim me vjet, kompania ka humbur 7 vende në këtë renditje, teksa vjet renditej e 42-ta. Është e qartë pra, se Filipi Co është një histori e mirëfilltë suksesi afatgjatë. Një sukses që ka filluar rrugëtimin e tij më 25 korrik të vitit 1991 si një kompani e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia, por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me më shume se 57 kom- pani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Adrian Bardhi

Emri i kompanisë:  AD. Pascucci Caffe shpk
Xhiro e biznesit 2017:  4,5 milionë euro
Numri i punonjësve:  80
Vendndodhja:  Durrës

Çdo person i rritur në moshë e ndjen gjatë ditës nevojën e konsumimit të një apo dy filxhanëve me kafe. Sapo ulemi në një bar, porosia e parë që bëjmë është një kafe apo një ekspres. Se e cfarë lloji është kafeja që do të vijë kjo është cështje fati që ka të bëjë me partneritetin që ka ndërtuar lokali me kompaninë distributore të kafesë. Sepse e vërteta është se në Shqipëri distribuohen dhe konsumohen lloje të shumta dhe të ndryshme të kafesë. Dhe është e vështirë që vetëm me percpetime vizuale, vetëm me tabelat apo reklamat e tyre të konkludosh me ekzaktësi e pa gabueshmëri se cila kafe është më e preferuar apo më e përhapur. Megjithatë e ka një mënyrë për ta vlerësuar se cili disdtributor ka qenë më i suksesshëm gjatë vitit 2017. Ato janë statistikat që tregojnë performancën e kompanive gjatë vitit të kaluar. Dhe kompania më e sukseshme në këtë treg e në këtë sektor është AD Pascucci Caffé, me pronar dhe Administrator, Ardian Bardhi. Gjatë vitit 2017, Ad. Pascucci Caffé është e vetmja kompani e sektorit të saj që arrin të listohet ndër 200 kompanitë më të suksesshme të shqiptare, bazuar në fitimin e siguruar gjatë vitit 2017. Konkretisht, janë afro 1 milionë euro fitim i siguruar nga kjo kompani, një tregues ky që e rendit kompaninë në vendin e 183, ndër 200 kompanitë me fitimin më të madh në Shqipëri. E përderisa askush tjetër nga konkurentët e AD. Pascucci Caffé nuk arrin të jetë afër këtij treguesi, por janë shumë më poshtë, atëhere kjo do të thotë se kjo kompani e ka fituar garën me kompanitë e tjera.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Adrian Aliko

Emri i kompanisë:  KA TRADING
Xhiro e biznesit 2017:  6 milionë euro
Numri i punonjësve:  55
Vendndodhja:  Vlorë

Kompanisë së prodhimit të pampersave për fëmijë dhe pleq, “KA Trading”, i kanë ecur mirë punët edhe përgjatë vitit 2017. Ka realizuar një aktivitet prej afro 700 milionë lekë, i gjithi i destinuar prej eksport si dhe një fitim prej afro 221 milionë lekë. Niveli i eksportit e ka renditur kommpaninë “Ka Trading” në vendin e 30 të renditjes së kompanive shqiptare sa i takon këtij treguesi, kurse sa i takon fitimit ajo renditet në vendin e 100. Mjaftojnë pra këto tregues për të kuptuar që kemi të bëjmë me një kompani tejet serioze, një kompani unike, një kompani që konkuron në tregje rajonale e globale, ndërkohë që subjekte të tjera i sjellin pampersat nga importi për ti tregtuar në tregun shqiptar. Por punët e kompanisë “Ka Trading”, sigurisht që do të shkonin akoma më mirë po të mos ishte për pezullimin prej një periudhe më shumë se 45 ditore të aktivitetit të kompanisë. Si një kompani që funksionon në tregje ku konkurenca është e ashpër, “Ka Trading” e ka të nevojshme rinovimin e shpeshtë teknologjik për tiu përgjigjur kërkesave për produktin e saj. Pikërisht një rinovim të tillë, një linjë të re, kompania shtoi gjatë vitit 2017, process ky që i mori rreth një muaj e gjysëm kohë dhe që ndikoi në rezultatin përfundimtar vjetor të kompanisë. Megjithatë, këto lloj investimesh janë të tilla që ia kompensojnë aktivitetin kompanisë në vitet pasardhëse. Ajo që është e sigurtë është se në vitin në vazhdim, aktiviteti i “Ka Trading” do të njohë një kapërcim cilësor. Sepse që nga casti që është krijuar e deri më tani, është provuar që kjo kompani nuk ka problem tregu, ndonëse konkurenca është e ashpër. Dhe akoma më tepër, kur dihet që kësaj kompanie i duhet të të konkurojë me kompani shumëkombëshe, kompani që kanë bërë histori në sektorin ku operojnë. Por edhe “Ka Trading” ka filluar të ndërtojë historinë e saj të suksesit. Gjatë vitit 2017, ajo vendosi të hyjë edhe në tregun Grek.

 

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Asllan Baraj

Emri i kompanisë:  KID ALB
Xhiro e biznesit 2017:  6 milionë euro
Numri i punonjësve:  100
Vendndodhja:  Maminas, Durrës

Viti 2017 ishte koha kur kompania e prodhimit të tullave “KID-ALB” bëri 10 vjet nga aktiviteti i saj. Dhjetë vite nuk janë shumë në jetën e një kompanie, porama janë mëse të mjaftueshëm për konstatuar e pohuar se kjo kompani është protagonist më i rëndësishëm në industrinë e prodhimit të tullave, kjo kompani është lider i sektorit të saj. Sigurisht, për të bërë bilancin e një kompanie mund të përdoren tregues të ndryshëm. Psh mund të shikohet dinamika e aktivitetit të saj ndër vite, mund të gjykohet nga pesha speci fi ke në treg, mund të arsyetohet mbi bazën e xhiros dhe rentabilitetit të kompanisë. E vërteta është se të gjithë këta tregues e evidento- jnë “KID-ALB”-in në pozitat e një kompanie të shëndetshme, me perspektivë të padiskutueshme edhe për të ardhmen, një kompani që zhvillohet në mënyrë të pandërprerë. Përgjatë vitit 2017, “KID-ALB” realizoi një xhiro thuajse të njëjtë me një vit më parë, por në ndryshim me një vit më parë, kompania përmirësoi ndjeshëm efektivitetin e saj që dëshmohet qartë tek treguesi i fitimit. Me 142 milionë lekë fi tim të deklaruar, kompania u rendit në vendin e 158 sa i takon kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit 2017. Dhe kjo e ka një shpjegim. Edhe në vitet paraardhëse KID-ALB ka punuar në mënyrë të tillë, duke proshuar me cilësi të lartë, duke mbajtur nën kontroll shpenzimet, duke prodhuar me kosto të arsyeshme e duke shitur gjithashtu me cmime të arsyeshme. Por në fund rezultati fi nanciar nuk mund të dilte kurrsesi si ai i vitit të kaluar sepse kompania ishte në process shlyerje kredie. Në muajin tetor te vitit të kluar, kompania likujdoi edhe këstin e fundit të një kredie rreth 12 milionë euro gjithsej, e tashmë ajo duket se ka hequr një peshë të madhe financiare nga vetja. Madje madje, likujdimi i një kredie të tillë në përmasa të konsiderueshme është jo vetëm tregues i padiskutueshëm suksesi në treg, por ndërkohë ky veprim tashmë e bën akoma më të fortë kompaninë në treg sa i takon aftësisë konkuruese.


Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë:  Birra “Korça”
Xhiro e biznesit 2017:  6.5 milionë euro
Numri i punonjësve:  106
Vendndodhja:  Korçë

Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë kompani vendase që prodhojnë dhe tregtojnë birrë të markës që ata kanë krijuar apo trashëguar, kurse disa të tjera janë përfaqësi të kompanive të njohura në botë të kësaj pijeje alkolike. Dhe kur funksionojnë një numër i madh kompanish të cilat presupozohet që janë në një garë që fillon në 1 janar e përfundon në 31 dhjetor të vitit kalendarik, atëhere pyetja bazë që lind në këtë rast është ajo që lidhet me fituesin e kësaj gare. Pra kush është kompania fituese e garës duke tregtuar këtë asortiment? Që ti japësh një përgjigje kësaj pyetje është e nevojshme të mos bazohesh aq shumë tek perceptimet apo iluzionet që krijojnë re- klamat e kompanive. Sepse sa i takon kësaj cështjeje ato krijojnë vecse konfuzion tek qytetari. Statistikat janë ato që dëshmojnë ecuri të mirë apo të keqe dhe nëse nisemi nga statistikat, atëhere mund të themi me siguri që birra “Korca” ka ecurinë më të mirë në treg edhe përgjatë vitit 2017. Fitimi i siguruar është një prej treguesve kryesor që e ekspozon kompaninë rentabile apo jo dhe birra “Korca” në këtë component jo vetëm që është më mirë se të gjitha simotrat dhe konkurentet e saj në treg, por e ka këtë tregues akoma më të përmirësuar se sa një vit më parë. Kështu, me 156 milionë lekët fitim i siguruar gjatë vitit 2017, kompania birra “Korca” renditet në vendin e 146 ndër kompanitë më të suksesshme të vitit, por shënon edhe një rritje prej afro 20 për qind të treguesit të fitimit. Kurse kompanitë e tjera konkurente me të as që nuk arrijnë të renditen fare në këtë listë, cka do të thotë që ose nuk kanë dalë më fitim, ose kanë dalë më një fitim të papërfillshëm ose kanë realizuar fitim të mirë por nuk e kanë deklaruar atë në atë masë që ai ka qenë realisht.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Zdenek Zemanek

Emri i kompanisë:  FORSCHNER
Xhiro e biznesit 2017:  7 milionë euro
Numri i punonjësve:  400
Vendndodhja:  Tiranë

Prej dy vitesh, në periferi të Tiranës, konkretisht në zonën e Vaqarrit fuksionon me efikasitet të plotë një kompani që merret me montimin dhe prodhimin e sistemeve kabllore për autobuzë të markës Mercedes. Është një investim gjerman dhe ajo që mund të thuhet pa më të voglin dyshim është fakti se ecuria e kompanisë Forschner është konform pritshmërive të investitorëve gjermanë. Fillimi i punës së kësaj kompanie, ishte një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi përvec faktitqë ecuria e mirë e një sipërmarrje të tillë transmeton një mesazh pozitiv edhe për investitorë të tjerë potencialë, por për më tepër për impaktin social që ka sjellë tek banorën e një zone si Vaqarri. Tashmë Forschner është një derë që po trokitet gjithnjë e më tepër nga të rinj e të reja të zonës, të cilët kërkojnë një punë. Që nga casti kur fabrika është hapur numri I punonjësve ka ardhur vazhdimisht në rritje, duke arritur në numrin actual prej mbi 400 punonjës. Rreth 90% e të punësuarve janë femra. Vetëm vitin e fundit janë rekrutuar më shumë se 160 persona. Mbizotërojnë të rinjtë e të rejat dhe kjo është e dukshme në një vizitë në ambientet e fabrikës. Më shumë se 60% e të punësuarve kanë një moshë maksimale deri në 30 vjeç. 70% e të punësuarve janë me arsim të mesëm, sipas të dhënave zyrtare të kompanisë. Ndryshe nga kompani të tjera e nga investitorë të tjerë, duket se tek Forschner nuk kanë patur vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore, pasi proceset janë realitisht të lehta e të kuptueshme, ndërkohë që kompania organizon trajnime për mësimin e punës. Kompania punon me sistem regjim të përpun- imit aktiv, duke e marrë materialin nga Gjermania dhe në Shqipëri bëhet montimi. Avantazhi, që shfrytëzohet, është kosto e lirë e fuqisë punëtore. Punonjësit shqiptarë janë vlerësuar si shumë të shpejtë, në krahasim me vendet e tjera ku Forschner ka fabrika. Edhe pagat janë më të larta se në industrinë tekstile e të këpucëve, që punon me të njëjtin regjim të përpunimit aktiv. Paga mesatare është 360 euro, ndërsa minimalja fillon nga 26 mijë lekë. Ambientet e kompanisë janë të ndriçuara mirë, nuk ka materiale të dëm- shme, proceset e punës janë të mirëpërcaktuara, me një saktësi gjermane. Përdoret sistemi Toyota i menaxhimit të prodhimit.

 

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Universiteti Europian i Tiranës

Emri i kompanisë:  Universiteti Europian i Tiranës
Xhiro e biznesit 2017:  7.5 milionë euro
Numri i punonjësve:  225
Vendndodhja:  Tiranë

Universiteti Europian i Tiranës u themelua në vitin 2006 prej një grupi akademikësh të rinj, gazetarësh dhe menaxherësh. Vizioni i UET është të jetë një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të speciali- zuar në fushën e studimeve shoqërore – politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet speci fi ke ku zotërojmë potencialet e duhura. Misioni I UET është t’u japim studentëve një edukim shumë cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbej dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare. Vlerat që UET përcjell janë: Cilësi dhe Ekselencë; Lidership dhe Punë Grupi; Liri eksplorimi intelektual; Drejtësi dhe Integritet; Transparencë dhe Përgjegjshmëri; Mësim gjatë gjithë jetës.


Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”