Zdenek Zemanek

Emri i kompanisë:  FORSCHNER
Xhiro e biznesit 2017:  7 milionë euro
Numri i punonjësve:  400
Vendndodhja:  Tiranë

Prej dy vitesh, në periferi të Tiranës, konkretisht në zonën e Vaqarrit fuksionon me efikasitet të plotë një kompani që merret me montimin dhe prodhimin e sistemeve kabllore për autobuzë të markës Mercedes. Është një investim gjerman dhe ajo që mund të thuhet pa më të voglin dyshim është fakti se ecuria e kompanisë Forschner është konform pritshmërive të investitorëve gjermanë. Fillimi i punës së kësaj kompanie, ishte një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi përvec faktitqë ecuria e mirë e një sipërmarrje të tillë transmeton një mesazh pozitiv edhe për investitorë të tjerë potencialë, por për më tepër për impaktin social që ka sjellë tek banorën e një zone si Vaqarri. Tashmë Forschner është një derë që po trokitet gjithnjë e më tepër nga të rinj e të reja të zonës, të cilët kërkojnë një punë. Që nga casti kur fabrika është hapur numri I punonjësve ka ardhur vazhdimisht në rritje, duke arritur në numrin actual prej mbi 400 punonjës. Rreth 90% e të punësuarve janë femra. Vetëm vitin e fundit janë rekrutuar më shumë se 160 persona. Mbizotërojnë të rinjtë e të rejat dhe kjo është e dukshme në një vizitë në ambientet e fabrikës. Më shumë se 60% e të punësuarve kanë një moshë maksimale deri në 30 vjeç. 70% e të punësuarve janë me arsim të mesëm, sipas të dhënave zyrtare të kompanisë. Ndryshe nga kompani të tjera e nga investitorë të tjerë, duket se tek Forschner nuk kanë patur vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore, pasi proceset janë realitisht të lehta e të kuptueshme, ndërkohë që kompania organizon trajnime për mësimin e punës. Kompania punon me sistem regjim të përpun- imit aktiv, duke e marrë materialin nga Gjermania dhe në Shqipëri bëhet montimi. Avantazhi, që shfrytëzohet, është kosto e lirë e fuqisë punëtore. Punonjësit shqiptarë janë vlerësuar si shumë të shpejtë, në krahasim me vendet e tjera ku Forschner ka fabrika. Edhe pagat janë më të larta se në industrinë tekstile e të këpucëve, që punon me të njëjtin regjim të përpunimit aktiv. Paga mesatare është 360 euro, ndërsa minimalja fillon nga 26 mijë lekë. Ambientet e kompanisë janë të ndriçuara mirë, nuk ka materiale të dëm- shme, proceset e punës janë të mirëpërcaktuara, me një saktësi gjermane. Përdoret sistemi Toyota i menaxhimit të prodhimit.

 

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Recent Posts

Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More