Emri i kompanisë: Mabiel International
Investimi 2017: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: –
Vendndodhja: Durrës
Ne një vend të varfër, por në zhvillim e sipër është shumë e rëndësishme ardhja e vazhdueshme e investitorëve të huaj. Ndaj, injektimi i cfarëdo shumë nga ana e kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare është një lajm shumë i rëndësishëm. I tillë mund të konsiderohet padyshim edhe fillimi I veprimtarisë së kompanisë italiane Mabiel International, fryt i një investimi afro 5 milionë euro. Në këndvështrimin sasior, 5 milionë euro mund të mos jetë një shumë impresionuese, por ama, ajo është e rëndësishme, sidomos për mesazhin që iu transmeton investitorëve të tjerë të huaj, të cilët po studiojnë dhe parashikojnë te hyjnë në Shqipëri. Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti ekpsortohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë. Mabiel International është një fabrikë të re, e ndërtuar nga grupi Martinetto, e cila prodhon produkte specifike për industrinë automotive. Industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është nga ato industri ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”