SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi

Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë bërë këtë qoftë  në  mënyrë individuale, por edhe në mënyrë institucionale nëpërmjet shoqatave të biznesit që i përfaqësojnë ato. Kane kalkuluar dhe argumentuar dëmet që iu ka sjellë ky zhvillim, sipas tyre negative, për ekonominë shqiptare. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë. Si biznese eksportuese, që kontratat dhe të ardhurat e tyre janë në euro, zhvleftësimi i saj, në kushtet kur mbi 60 për qind e shpenzimeve të tyre janë në lekë iu ka sjellë vështirësi të konsiderueshme.  Por megjithatë, deri tani shumë prej këtyre eksportuesve kanë mbetur thjesht në rolin e ankuesit. Prej tyre nuk po kuptohet se sektori i punës me porosi ose sic quhet ndryshe fason, është tashmë përballë një realiteti të ri. Rritja e pagës minimale,  emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtoe në tërësi në ekonominë shqiptare ia ka hequr avantazhin konkurues këtij sektori, duke bërë të detyrueshme përshtatjen e tij me rrethanat e reja të krijuara. Po si mund të bëhet kjo përshtatje? Si mund të modifikohet aktiviteti në kushtet e një realiteti të ri për të vazhduar të jetë efikas dhe me impact social?

Një leksion perfekt me këtë temë e jep Julian Bërxulli, Administrator i përgjithshëm i kompanisë AMBRA në Durrës. Edhe gjatë vitit 2023, pra, gjatë vitit kur thuajse të gjithë ata biznesmenë që punojnë me porosi ankohen për tkurrje aktiviteti, AMBRA në të kundërt i ka avancuar të gjithë treguesit kryesorë të saj.  Ka realizuar një aktivitet prej rreth 7.5 milionë euro faturim, që e krahasuar me një vit më parë, përbën një rritje 80-90 për qind. Edhe numri i punonjësve, që është edhe tipari dhe impakti kryesor i këtyre lloj kompanive në ekonominë e vendit  është rritur, duke shkuar në 600 të punësuar, nga 400 që ka qenë vetëm një vit më parë. Po kështu, nëse gjatë vitit 2023, Julian Bërxulli vendosi të zgjeroi kapacitetet e kompanisë së tij, duke marrë edhe një ambient në një bllok magazinash industrial, kjo manovër e rezultoi e dobishme, por e pamjaftueshme. I rezultoi e dobishme sepse nëpërmjet saj u realizua me sukses manovrimi për të ndarë prestarinë me repartet e tjera të kompanisë, cka parashikohej të rriste rendimentin e saj. Nga ana tjetër, suksesi ishte aq i madh, zënia me punë e këtij objekti të ri ishte aq e plotë, sa tashmë ai nuk mjafton për të përballuar fluksin e punëve të siguruara nga kompania. Cka ka sjellë si nevojë edhe zgjerimin me një tjetër objekt të kësaj natyre. Duke u njohur me këtë realitet të AMBRA-s dhe duke e krahasuar atë me atë që përjetojnë kompanitë e tjera, pyetja se si ia ka dalë kjo kompani është shumë e natyrshme. AMBRA nuk ka ndryshuar aktivitet. Me atë aktivitet që është marrë qëkurse u themelua, me atë aktivitet vijon të merret. Pra realizon punë për klientë të huaj porositës. Por ajo nuk e ka bërë aktivitet në mënyrë rutinore: pra merr dhe realizo porosi nga të njëjtët klientë. Përgjatë viteve, AMBRA e ka përsosur vazhdimisht veprimtarinë e saj nëpërmjet investimeve të shumta dhe teknologjive të reja. Duke fituar kështu aftësinë dhe mundësinë për të rritur spektrin e klientëve. AMBRA nuk ka ndejtur në shpresë dhe në “mëshirë” të klientëve historikë të saj, ndonëse vazhdon bashkëpunimin korrekt me ta, por e ka zgjeruar rrethin e partnerëve. Pjesë e këtij rrethi janë bërë mjaft kompani cilësore si  SAINT LAURENT,  GIVENCHY,  MAJE,  SANDRO,  CLAUDIE, i LACOSTE në Francë. i BURRBERY, BELSTAFF, STELA MC CARTNEY në Angli. Apo Max Mara dhe Miroglion Fashion në Itali. Së fundmi janë shtuar edhe kompani të mirënjohura si Versace dhe Fendy. Janë që të gjitha kompani shumë prestigjoze në industrinë e veshjeve e aksesorëve.  

Pasi, ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare të fushës, Julian Bërxulli ka vendosur të ecë në drejtim të kundërt, duke i dhënë kompanisë së tij statusin unik të të qënit partner i kompanive të veshjeve luksoze. Sipas kësaj filozofie pune, nuk është shumë e rëndësishme sasia e produkteve të prodhuara këtu, por vlera e tyre. Qëllimi është që edhe pjesa financiare për copë që i mbetet kompanisë të jetë sa më e lartë. Kjo mënyrë pune jo vetëm e forcon shumë kompaninë nga ana financiare, por i zgjeron së tepërmi perspektivën asaj. Por që të konkretizohej një qëllim i tillë duheshin kryer investimet përkatëse, të cilat rrisin aftësinë profesionale të kompanisë. Duhej përmirësuar organizimi i punës e një sërë veprimesh të tjera. Dhe fakti që kontratat me partnerë cilësore sa vijnë e shtohen tregon se Julian Bërxulli po e realizon me sukses strategjinë e tij dhe tashmë po vjel edhe rezultatet përkatëse.

Situata e vështirë me të cilën hasen eksportuesit shqiptarë nuk është se nuk ka dhënë efekt negativ edhe tek veprimtaria e tij. Por ndërsa të tjerët ulurasin e bërtasin se po falimentojnë apo se do tju mbeten punëtorët pa punë, Julian Bërxulli pakënaqësinë më të madhe e ka se ka bërë më shumë xhiro gjatë vitit 2023, por me një fitim të rritur jo shumë, krahasuar me atë të vitit paraardhës. Megjithatë një gjë është e sigurtë. Rruga që ai ka përshkuar dhe do të përshkojë në të ardhmen është sugjerimi më i mirë se si të veprojnë edhe biznesmenët e tjerë të këtij sektori.

Recent Posts

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More