RRETH NESH

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH”
Adresa: EuroFish, Lezhë
Tel: 021522494,
emaileuro-fi sh@libero.it
Address: EuroFish, Lezhë

Lezha është një qytet i ndryshuar përgjatë këtyre 25 viteve të demokracisë. Ndërtime të shumta janë realizuar, megjithatë pika e dobët e qytetit është fakti se protagonistët e spikatur të biznesit lokal numurohen me gishtat e dorës. Por pa as më të voglin dyshim, nëse do të bënim një renditje të kompanive që operojnë në Lezhë nga këndvështrimi i rëndësisë për qytetin, më e rëndësishmja është “EURO-FISH”. Për arsyen e thjeshtë sepse kjo kompani paraqitet si kompania me impaktin social më të madh në këtë rreth. Me rreth 500 punonjës të punësuar direkt, si dhe me një numur tjetër të punësuarish, të ndikuar indirekt nga delegimi i punëve të kësaj kompanie tek subjekte të tjera, “EURO-FISH” është punësuesi më i madh i qytetit, është zbutësi më i madh i plagës sociale të tij. Administratori i Përgjithshëm i kompanisë, Kujtim Shkreli është krenar për këtë fakt, por njëkohësisht është edhe i bindur dhe i motivuar që ta shtojë akoma më shumë fuqinë punëtore të zënë me punë prej tij. Por problemi qëndron tek vështirësia e sigurimit të kësaj fuqie punëtore.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Avni Ponari, kur ideja është malli më i vlefshëm në botë

    Shpetim Luku “ Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë...

Uncategorized

Fatos Cerenishti, pionier i turizmit të mirëfilltë shqiptar

    Një sfidë, një pasion e mision që po përballohet dhe do përballohet me “shpirt dhe zemër të mirë”   Shpetim Luku Jo rrallëherë nëpër ambiente të ndryshme shqiptare dëgjohet shprehja “nuk bëhet ky...

2021

Fatos Zeka

Emri i kompanisë: TOMATO-AL Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Drenovicë, Berat Sapo kalon urën e Kucit dhe merr kthesën djathtas, rruga vazhdon në ngjitje të kodrave të zonës....