RRETH NESH

SEYHAN PENCABLIGIL

Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare
Të ardhurat bruto 2015: 300 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +6
Numri i punonjësve: 1285
Vendndodhja: Tiranë

Banka Kombetare Tregtare u vlerësua për të pestin vit radhazi si Banka më e mirë në Shqipëri nga revista prestigjoze Euromoney. Sigurisht, një vlerësim i tillë është i përligjur dhe i bërë nga kalimi në “sitë” i treguesve të kësaj banke. Me 2.8 miliardë dollare asete dhe 2.2 miliardë dollar depozita, BKT është padyshim banka më e madhe e Shqipërisë. E themeluar në vitin 1925, ajo tashmë është jo vetëm banka më e vjetër shqiptare, por njëkohësisht edhe banka lider e vendit. Përtej treguesve të imët fi nanciarë që tregojnë shëndetin e një banke dhe pozicionin e saj në raport me simotrat, BKT në të vërtetë rreshtohet edhe si një ndër bizneset më të mira shqiptare. Me mbi 300 milionë euro të ardhura të siguruara gjatë vitit 2015, ajo renditët si subjekti numur 4 i biznesit shqiptar sa i takon madhësisë. Kurse me rreth 52 milionë euro fi tim, renditet si subjekti i dytë me fi timin më të madh. Në të dy treguesit, pra qoftë për të ardhurat në total e qoftë për fi timin neto, BKT njeh rritje të mirë krahasuar me një vit më parë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

MAHINDRA XUV 500, një fuoristradë me cilësi e cmim të shkëlqyer

Shpëtim Luku   Të blesh një makinë të re sot duket një zgjedhje e vështirë e plot dilema. Sepse larmia e markave dhe modeleve të tyre është aq e madhe sa duket se kjo e...

Uncategorized

Informaliteti i brendshëm e dëmtoi, eksporti e shpëtoi

    Shpëtim Luku Të 3 milionë shqiptarët rezultojnë se pijnë mesatarisht cdo vit secili sasi pijesh alkolike dhe rakije që maten me gramë. Nuk është e rëndësishme të thuhet nëse kjo sasi konsumi është...

Uncategorized

Biznesi shqiptar gjatë një viti

    Shpetim Luku Të nderuar lexues! Po ju sjellim për të 13-in vit me radhë Botimin Kombëtar: ”Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2016”. Pra u bënë 13 vite që komunikojmë së bashku rreth biznesit...