Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2017: 50 milion EURO
Numri i punonjësve: 253
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup
Po qe se do të duhet të përdornim ndonjë metaforë krahasuese nga bota e sportit për të karakterizuar ecurinë e Sigalit dhe Avni Ponarit në krye të saj, ideja e parë që na vjen ndër mend është ajo e garës së Formula 1. Pra e një gare ku një pilot, pasi merr vendin e parë e ruan atë dhe e përfundon garën në vendin e parë. “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vite, shumë vite që ia ka dalë mbanë të ngjitet në krye të garës së kompanive siguruese dhe vazhdon ta mbyllë cdo vit në krye të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit 2017. Me rreth 4 miliarë lekë prime të shkruara për sigurime të jo-jetës dhe me 26 për qind të totalit të tregut, “SIGAL Uniqa Group Austria” ishte padyshim fi tuesja e garës në këtë sektor, një garë që ashtu sikundër edhe në sector të tjerë, fi llon në 1 janar e mbaron në 31 dhjetor të vitit kalendarik. Po e njëjta rutinë suksesi, e njëjta garë, më tepër me veten se sa me kundërshtarët, vazhdoi gjatë vitit 2017 edhe me kompaninë Sigal Life. Kjo kompani arriti të ketë afro 62 për qind të totalit, ndërkohë që dy konkurentet e tjera të saj ndanë vetëm 32 për qind të tregut. Kur statistikat fl asin pra në mënyrë kokëfortë për një status lideri të qartë në këtë treg, aq më tepër në një treg me shumë konkurentë, atëhere disa pyetje në rrethana të tilla bëhen të pashmangshme. Si arrin “SIGAL UNIQA GROUP Austria” të rezultojë fi tuese e përhershme e garës? Si shpjegohet që kompani të tjera nuk arrijnë dot të ngushtojnë hendekun me të?
E vërteta është se “Sigal Unica Group Austria” ka qenë gjitmonë hapa të tëra përpara konkurënteve të saj. Ajo ka qenë përherë në një process përmirësimi standartesh të veprimtarisë dhe shërbimit të saj dhe kompanitë e tjera thjesht e kanë imituar atë. Në këtë kuptim, Sigal Uniqa Austria Group ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol prej katalizatori në zhvillimin në tërësi të tregut të sigurimeve. Mjafton një retrospektivë e thjeshtë për të kuptuar faktin që “Sigal Uniqa Group Austria” është drejtuar e menaxhuar si një kompani drejt modernizimit dhe modeleve të simotrave të saj në vendet e zhvilluara. Psh, Sigal është kompania e parë që u zgjerua drejt rajonit, duke u shtrirë edhe në territorin e Kos- ovës dhe Maqedonisë. Pasi ajo e ndërmorri këtë hap, kompanitë e tjera konkurente e ndoqën atë duke u zgjeruar edhe ato në teeritoret e reja ku shkeli Sigal-i. Me vonë Avni Ponari si themelues i SIGAL-it, gjykoi dhe mendoi se futja e një investitori të huaj do të kishte impact akoma më të madh, jo vetëm në progresin e kompanisë së tij, por edhe tregut në tërësi. Ndaj dhe ia besoi “krijesën” e tij, një prej kompanive të mirënjohura në fushën e sigurimeve sikurse është kompania Unica Group Austria e prej këtu lindi “Sigal Uniqa Group Austria”. Në gjurmët e këtij modeli, vepruan edhe kompani të tjera dhe ne sektorin e sigurimeve u futën edhe investitorë të tjerë, ndonëse jo në rangun e Uniqa Group Austria.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”