RRETH NESH

Klodian Allajbeu

Xhiro e biznesit 2017:  39 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 15
Numri i punonjësve:  1208
Vendndodhja:  Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirë menduar dhe tepër ambicioz u fokusua fillimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e Spitalit Amerikan ndaj pacientëve filloi nga zemra. Realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të ekipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te Spitalit Amerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumë sfida të mjekësisë moderne.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohen në treg

Makinat e reja pa certifikatë  konformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka  vetëm një tavolinë, një laptop dhe një roje, dhe ky shites pretendohet se...

Uncategorized

Koncensioni po mbaron, a duhet te liberalizohet kolaudimi i automjeteve?

  Shpetim Luku Ne muajin shtator të këtij viti përmbushet afati dhjetevjecar i koncensionit të kolaudimit të automjeteve nga kompania SGS Automotive Albania. Ka qene një koncension i suksesshëm apo i dështuar e problematic- kjo...

2016

ASLLAN BARAJ

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “KID-ALB” Emri i kompanisë: KID ALB Të ardhurat bruto 2015: 7 milionë EURO Numri i punonjësve: 99 Vendndodhja: Maminas, Durrës Sa më shumë kohë kalon, aq më e fortë bëhet...