RRETH NESH

Kompania ELKA-SA

Xhiro e biznesit 2017:  30 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:  0
Numri i punonjësve:  396
Vendndodhja:  Gjirokastër

Për kompaninë e mirënjohur ELKA SA viti 2017 mund të quhet me plot gojën viti i përsëritjes së suksesit të vitit paraardhës. Sepse treguesit e kompanisë, ato tregues që janë sinjifi kativë për veprimtarinë e një kompanie rezultuan pak a shumë në të njëtat nivele si të një viti më parë. Konkretisht kompania realizoi një xhiro biznesi pak më të madh se sa 4 miliardë lekë dhe ky tregues është saktësisht sa ai i një viti më parë. Thuajse i njëjtë është edhe fi timi i kompanisë, rreth 541 milionë lekë, nga 543 milionë lekë që ishte në vitin 2016. Po ashtu edhe eksporti. Kompania rezulton të ketë realizuar një nivel eksport prej 700 milionë lekësh Këto tregues bazë tregojnë për një performance më se të kënaqshme të kompanisë. Këto tregues e rreshtjnë ELKA-Sa-në ndër kompanitë kryesore në vend, ndër kompanitë më me vlera në vend. Mjafto të kujtojmë faktin se kjo kompani është e pranishme në listat e bizneseve kryesore të Shqipërisë qoftë nga xhiro, qoftë nga fi timi, qoftë nga eksporti apo numri i të punësuarve. Vlerat e kompanisë shtohen akoma më shumë nga natyra e saj e aktivitetit. ELKA-SA është një kompani që ka pësuar një metamorfozë shumë të këshilluar e të dëshiruar, por që pak kompani ia kanë dalë mbanë ta realizojnë. Nga një kompani tregtare në fi llimet e saj ajo përfaqëson prej vitit 2007 një kompani, e cila 80 për qind të volumit të saj të aktivitetit e realizon nga shitja e produkteve të prodhuara prej saj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Asllan Baraj

Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milionë euro Ndryshimi në % 20/19: +12 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Fabrika e qeramikës KID-ALB përjetoi një ngjarje të rëndë pasi fabrika e re për prodhimin e...

Biznesmenet

KOMPANIA AIBA

Të ardhurat bruto 2014: 9 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +25 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Durrës Gjatë vitit 2014, në sektorin e ritjes së shpendëve dhe rritjes së vezëve ndodhën disa ndryshimë të...

Uncategorized

Përmbytje që ekspozojnë abuzimet 25 vjecare

    Shpëtim Luku   Ura që lidh Qafë Shtamën me Krujën e për pasojë edhe me kryeqytetin e zona të tjera të vendit është shembur. Edhe ura e Drojes po ashtu. Janë shembur edhe...