RRETH NESH

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj
Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20 mln, etj)
Numri i punonjësve: 1200 (Kastrati 780, Kastrati sh a 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Në Shqipëri egzsitojnë disa grupe të fuqishme ekonomike, të cilat përfshijnë në gjirin e tyre një gamë të gjërë aktivitetesh. “Kastrati Group” është padyshim ndër më të fuqishmit, për të mos thënë më i fuqishmi. Spektri i veprimtarisë së tij është i larmishëm. Ai përfshin tregtimin me shumicë e pakicë të karburanteve, hotelerinë, veprimtarinë siguruese, ndërtimin, punimet në infrastrukturën rrugore, shitjen dhe servisin e makinave të reja etj. Sigurisht, mbërritja deri në këtë stad, ku është aktualisht “Kastrati Group”, shndërrimi i kompanisë së dikurshme Kastrati në një grup të mirëfilltë e të fuqishëm është rrjedhojë e rritjes sistematike pra që ka njohur ndër vite ajo. Me aktivitet fillestar të bazuar në tregtimin e një produkti konsumi, sikurse është karburanti, pra, duke u marrë me tregtimin e asaj që quhet edhe “ari i zi”, krahas rritjes së nevojave për këtë product, krahas rritjes së tregut të këtij produkti, vinte cdo vit edhe rritja e kompanisë “Kastrati”. Rritje sasiore kjo, që duke qenë e pranishme cdo vit, coi më pas edhe në ndryshime të rëndësishme, sikurse ishte diversifikim në mënyrë të natyrshme i veprimtarisë së tij, shtimi i “gjymtyrëve” të tjera në “trupin” e “kastrati”-it.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Kompania Conad Albania

Emri i kompanisë: Conad Albania Xhiro e biznesit 2017: 40 milion EURO Numri i punonjësve: 260 Vendndodhja: Tiranë Ka shumë vite që në Shqipëri funksionojnë rrjete supermarketesh të ndryshëm, në të cilat tregtohen produkte të...

Uncategorized

Teknika qe po rrit domate bio në Shqipëri

Dalëngadalë domatja po kthehet produkti i parë i garantuar për konsumatorin shqiptar. Në saj të një teknike të re që bazohet në pjalmimin me bletë po kryhet zëvëndësimi i përdorimit të hormonit në lulet e...

2018

Luca Busi

Emri i kompanisë: Coca Cola Bottling Shqipëria Xhiro e biznesit 2017: 27 milionë euro Numri i punonjësve: 328 Vendndodhja: Tiranë Njeriut i ndodh shpesh të bëjë retrospektiva të jetës dhe aktivitetit të tij. Dhe mbi...