RRETH NESH

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2018: 55 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +10
Numri i punonjësve: 197
Vendndodhja: Thumanë, Krujë

Që roli i drejtuesit kryesor të një kompanie është tejet i rëndësishëm, ky është një fakt i njohur e i pranuar gjërësisht. Por nëse do të duhet të ofronim një shembull të mirë ilustrimi se si ndryshimi i “kokës” së trupës menaxhuese mund të shoqërohet edhe me përmirësime të mahnitëshme të performancës së një kompanie, atëhere një shembull i mirë i kësaj natyre është kompania Antea Cement. Mario Bracci, CEO i saj, është emëruar në këtë detyrë në fillim të vitit 2017. I njohur si profesionist i industrisë së prodhimit të cimentos, ai ka një background të fortë profesional dhe përvoja shërbimi në vende të ndryshme të botës si Itali, USA, Zvicër, Marok, Spanjë etj. Në përvojën e tij mbi 25 vjecare z. Bracci ka menaxhuar biznese me mbi 400 milionë euro turnover dhe mbi 1000 të punësuar. Ndaj, përpos faktorëve të tjerë, është i padiskutueshëm edhe fakti se përvoja dhe aftësia e tij menaxheriale e drejtuese e ka dhënë ndikimin e saj në përmirësimin e performancës së kompanisë Antea Cement.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Pse asnjë profesor shqiptar i ekonomisë nuk është milioner?

Vasil Naci është një prej biznesmenëve më të njohur e më të suksesshëm shqiptar. AGNA Group, Pronar dhe President i të cilit ai është ka aktivitete në disa sektorë të biznesit shqiptar. Mirëpo prej disa...

Uncategorized

Biznesmeni të cilit qumështi i zbardh fytyrën

SHPETIM LUKU/ Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem...

2018

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj.) Xhiro e aktivitetit 2017: 480 Milionë euro (Kastrati SHA 328 mln, Kastrati 108 mln, Albsig 16 Mln, Auto Star Albania 16...