RRETH NESH

Arben Ndreka

Xhiro e biznesit 2018: 10.5 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +35
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnje

Prej disa vitesh, në kuadër të Botimit tonë tradicional tashmë, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët”, ne kemi përzgjedhur si të tillë në sektorin e përpunimit të qumështit kompaninë “LUFRA”. Edhe përgjatë vitit 2018, sërish “LUFRA” është më e mira e tregut, në krahasim me simotrat e saj. Dhe ky është një konkluzion i thjeshtë për tu nxjerre, pasi atë na e lejon metodika e vlerësimit e përdorur prej nesh. Kështu, gjatë vitit 2018, Lufra shënoi një aktivitet në madhësinë e 1.3 miliardë lekëve ose afro 10.5 milionë euro. Askush nga subjektet e këtij sektori nuk ka këtë madhësi biznesi, e cila në vetëvete tregon më shumë qumësht i tërhequr nga fermerët, më shumë qumësht i përpunuar, më shumë nënprodukte të tij të prodhuara. Pra, për pasojë, më shumë prani në treg, më shumë aleancë me konsumatorin, më shumë pjesë nga tregu përkatës. Nëpërmjet treguesit të madhësisë së biznesit, kompania “LUFRA” ia del të futet në gjirin e kompanive më të mëdha shqiptare, ndonëse, në vendin e 220 të tyre.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Adrian Nallbani

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AMA Recycling” Xhiro e biznesit 2022: 27.5 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +30 Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë Janë disa kompani që kanë emra aq kuptimplotë, saqë menjëherë...

2023

Mark Gjinaj

President i Rafaelo Group 2002 Emri i kompanisë: “Rafaelo Group” Xhiro e biznesit 2022: 64 milion EURO (Rafaelo 2002 – Rafaelo Resort) Numri i punonjësve: 700 Vendndodhja: Tiranë Themeluesi i Rafaelo Group 2002 , zoti...

2016

KOMPANIA MARKETING DISTRIBUTION

Emri i kompanisë: Marketing Distribution Të ardhurat bruto 2015: 80 milionë euro Numri i punonjësve: 375 Vendndodhja: Tiranë Në Shqipëri ka disa kompani që veprojnë në fushën e distribuimit të produkteve të ndryshme. Të konceptuara...