RRETH NESH

Etleva Laro

Emri i kompanisë: Prodyn dhe EFA Solution
Xhiro e biznesit 2019: 14.5 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Në hyrje të lagjes Kodër Kamëz, në ambientet e ish hipermarketit “Praktiker” heshtja e dikurshme është zëvëndësuar me gjallërinë që shkakton puna e njëkohshme qindra grave dhe vajzave. I ngritur në ambientet e një aktiviteti të falimentuar aty ka marrë jetë e po forcohet dita ditës një realitet i rëndësishëm për zonën përreth. “Qëllimi im është të ndërtoj kompaninë më të mirë në Shqipëri. Kjo do të thotë ta ndërtojmë atë nga mënyra se si ne trajtojmë njëri tjetrin, partnerët tanë dhe klientët tanë. Do të dëshiroja që secili prej nesh të bashkëpunojë dhe të ndihmojë njëri tjetrin për të arritur këtë qëllim”. Ajo që i është drejtuar punonjësve të saj në një mënyrë të ngjashme, sikurse i është drejtuar edhe Jeff Bezos punonjësve të tij në fillimet e kompanisë Amazon, është Etleva Laro. Themeluesja dhe drejtuesja e kompanive Prodyn dhe EFA Solution. Nuk janë disa fjalë klishe. Nuk janë disa fjalë të thëna për inerci, apo kortezi por janë sinteza e qëllimeve, filozofisë së drejtimit e menaxhimit prej saj, e vizionit rreth rrugës që ka për të përshkuar dhe destinacionit ku kërkon të arrijë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

LUCA BUSI

President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Emri i kompanisë: Coca-Cola Bottling Shqipëria Të ardhurat bruto 2014: 22 milionë EURO Numri i punonjësve: 292 Vendndodhja: Kashar, Tiranë Thonë se menaxherët e mirë janë ata që marrin vendimin...

2022

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: Alb Steel dhe Pap Metal Xhiro e biznesit 2021: 22.5 milionë euro Numri i punonjësve: 67 Vendndodhja: Durrës Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk...

2020

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: “Albsteel”, “Pap Metal” Xhiro e biznesit 2019: 19 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +20 Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Durrës Përpara disa kohësh, stafi menaxhues i kompanisë së mirënjohur “Albsteel” organizoj...