RRETH NESH

Asllan Baraj

Emri i kompanisë: KID ALB
Xhiro e biznesit 2019: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Kur të dy aksionerët e fabrikës së tullave KID-ALB arritën në përfundimin se pas një historie suksesi 10 vjecare ishte mirë që të ndaheshin, ky proces u bë me mirëkuptim të plotë. “ Kjo fabrikë të takon ty”-i tha Ylli Braka aksionerit tjetër, Asllan Baraj njëkohësisht edhe dajë i tij. Dhe kjo është një shprehje që sintetizon në pak fjalë të vërtetën e madhe lidhur me këtë fabrikë. Sepse që nga ideimi për ngritjen e saj, vendi ku do ndërtohej, teknologjia që do të përdorej, menaxhimi i përvitshëm i saj do të bëheshin nga një staf me në krye “ustain” e kësaj pune, inxhinierin e njohur e me përvojë në industrinë e qeramikës, Asllan Baraj. Brenda një periudhe 10 vjecare, kompania në saj të suksesit të saj arriti të shlyejë kredinë e konsiderueshme të marrë në sistemin banker, për të nisur pastaj një rrugëtim të ri, por tashmë e cliruar nga ngarkesa mbi “kurriz”.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2022

Kompania GSA

Emri i kompanisë: GSA Xhiro e biznesit 2021: 190 milion EURO Numri i punonjësve: 171 Vendndodhja: Tiranë Pavarësisht perceptimit të publikut, viti 2021 nuk ka qenë i keq për prodhuesit e energjisë elektrike. Ata, pra...

2021

Luan Muça

Emri i kompanisë Delta Group Xhiro e biznesit 2020: 112 milionë EUR Numri i punonjësve: 1215 Zyrat qëndrore: Tiranë Risia e këtij viti është hapja e fabrikës nën brandin DC Industries në Bergamo, Itali. Asgjë...

2016

KOMPANIA “DOKO”

Emri i kompanisë: “DOKO” Të ardhurat bruto 2015: 13 milionë EURO Numri i punonjësve: 200 Vendndodhja: Elbasan Egziston një prirje e natyrshme tek njeriu që merret me biznes për të kthyer kokën pas, për të...