RRETH NESH

Rebani Likometa

Emri i kompanisë: IZVOR 99 dhe R.B.H Belinë
Xhiro e biznesit 2020: 25 milion EURO
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Rebani Likometa e ka fituar prej kohësh konkurencën në sektorin e tregtimit të bitumit. Që nga casti i krijimit të kompanisë Izvor 99 e deri tani, ai ka qenë një nga furnitorët më të mëdhenj të kompanive që merren me ndërtimin dhe shtrimin e rrugëve të reja, si dhe me ato që i riparojnë, pavarësisht faktit që në treg ka patur edhe kompani të tjera.
Duke ruajtur identitetin e kompanisë, duke u marrë me veprimtari të specializuar dhe duke mos pretenduar e mos preferuar për tu shpërndarë edhe në sektorë të tjerë biznesi, ai e ka mbajtur gjithmonë “Izvor 99” në nivelet e kompanisë lider. Dhe jo vetëm kaq, por me një diferencë të madhe me operatorët e tjerë që funksionojnë në këtë treg. Tek “Izvor 99”, kompanitë që merren
me infrastrukturën rrugore kanë gjetur partnerin më të mirë të mundshëm, atë që u aka siguruar gjithmonë, me cilësinë e duhur e me cmimin e leverdisshëm një nga produktet bazë sikurse
është bitumi.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesi shqiptar gjatë një viti

    Shpetim Luku Të nderuar lexues! Po ju sjellim për të 13-in vit me radhë Botimin Kombëtar: ”Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2016”. Pra u bënë 13 vite që komunikojmë së bashku rreth biznesit...

2016

SHEFQET KASTRATI

Emri i Kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA,Kastrati, Albsig etj Të ardhurat bruto 2015: 500 milionë EURO (Kastrati SHA 350 mln, Kastrati 100 mln, Albsig 10 mln) Numri i punonjësve: 1000 (Kastrati SHA 700,Kastrati 300) Vendndodhja:...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më i madh i Shqipërisë Juglindore

Me  biznesmenin korcar Luan Larti  e kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit e më cilësorët  e qytetit,...