RRETH NESH

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: Albsteel
Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës

Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare.
Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi menaxhues i saj aprovojnë dhe zbatojnë në kohë të ndryshme. Edhe në vitin 2020, kompania pati një sasi investimesh në nivelin e mbi 335 milionë lekëve, investime këto që konsistuan në zgjerimin e kapacitetit depozitues dhe prodhues të fabrikës si dhe në blerjen e makinerive shtesë për produkte të reja. Po kështu, kompania u plotësua edhe me ndërtesën e saj administrative, me zyra të reja e bashkëkohore për administratën e saj. Më parë ishin bërë investime të tjera me qëllim kryerjen e disa shërbimeve të nevojshme për zgjatjen e jetës së profileve të hekurit, sikurse është larja me rërë e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

“Lajthiza”, uji që shuan etjen e shqiptarëve

  Gjatë vitit 2021 në sektorin e ambalazhimit të ujit u shtua një operator i ri, i cili deklaronte një investim të realizuar prej rreth 20 milionë euro. Është mëse e natyrshme që kur tregut...

Biznesmenet

JETMIR BILLA

Administrator i kompanisë “Billa & Co” Shpk Emri i kompanisë: “Billa & Co” Shpk Të ardhurat bruto 2014: 7.6 milionë EURO Numri i punonjësve: 35 Vendndodhja: Tiranë Është e vërtetë që koha e hyrjes në...

2023

Dionis Likometa

Administrator i kompanive “R.B.H Beline” dhe “Izvor 99” Xhiro e biznesit 2022: 50 milion EURO Ndryshimi në % 22/21: +20 Numri i punonjësve: 60 Vendndodhja: Tiranë, Elbasan Kompania “R.B.H Belinë” mbylli një tjetër vit të...