RRETH NESH

Ndriçim Osmani

Emri i kompanisë: Insifa
Xhiro e biznesit 2020: 5 milion EUR
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji të tillë nuk kishte parë kund. Nuk ishte një kompliment i zakonshëm për efekte kortezie, nuk ishte një përgëzim sa për të kaluar radhën, por ishte një impresion i vërtetë i shprehur nga ajo që shfaqej para syve të kryeministrit. Një fabrikë tërësisht e re me teknologji bashkëkohore të vitit 2020, e përbërë nga disa linja prodhimi që sigurojnë një proces të automatizuar plotësisht është edhe investimi kryesor i vëllezërve Osmani. I realizuar ne vitin 2020, ky hap që ndërmorën vëllezërit aksionerë i dha Insifa-s një dimënsion tjetër. Ky hap shërbeu për ta kaluar atë, nga një fabrikë e vogël, e aftë vetëm për të prodhuar produkte të ndryshme si biskota, cokollata, karamele, kekë, xhel etj vetëm për nevojat e vendit, në një fabrikë të aftë për të prodhuar e cuar për eksport. Dhe punët duken se po fillojnë të ecin mirë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Laurentiu Hutanu

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë” Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +13.4 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tepelenë Rritje progresive dhe e vazhdueshme, me performance pozitive...

2023

Mark Gjinaj

President i Rafaelo Group 2002 Emri i kompanisë: “Rafaelo Group” Xhiro e biznesit 2022: 64 milion EURO (Rafaelo 2002 – Rafaelo Resort) Numri i punonjësve: 700 Vendndodhja: Tiranë Themeluesi i Rafaelo Group 2002 , zoti...

2019

Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k. Xhiro e biznesit 2018: 32 milionë EURO Ndryshimi në % 18/17: +9 Numri i punonjësve: 345 Për Drejtuesit e kompanisë “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k., çdo vit është një...