RRETH NESH

Samir Mane


President i “Balfin Group”

Emri i kompanisë: Balfin Group

Xhiro e biznesit 2022: 350 milionë euro

Numri i punonjësve: 4500

Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtrohet pyetja se cila ishte kompania apo grupi më i suksesshëm në terma absolutë gjatë vitit 2022 në Shqipëri, shumë kujtdo mund ti shkojë mendja tek biznesmeni i mirënjohur Samir Mane. Dhe jo pa shkak. Cdo vit kompanitë e krijuara dhe të menaxhuara nga ai performojnë në mënyrë më shumë se të kënaqshme, por gjatë vitit 2022 ato kanë patur rezultate ekonomiko financuare të tilla, që e bëjnë “Balfin Group”-in absolutisht më të suksesshmin e vitit. Ndonëse jo më të madhin. Megjithëse edhe sa i takon përmasave sasiore “Balfin Group” renditet ndër më të mëdhenjtë e vendit. 6 nga kompanitë e këtij grupi u futën ndër 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Spar Albania rezultoi kompania më e madhe e grupit Balfin për vitin 2002. Me një xhiro prej 9.3 miliardë lekë, ajo siguroi një rritje impresionuese krahasuar me vitin paraardhës. Operoi me 75 markete, nga të cilat, 34 nën menaxhimin e drejtëpërdrejtë, dy hipermarkete dhe 42 markete të tjera me modelin FRANCHISE.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

Shpetim Luku   Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek...

2018

Rame Geci

Xhiro e biznesit 2017: 11 milionë euro Ndryshimi në % 17/16: + 20 Numri i punonjësve: 249 Vendndodhja: Tiranë Sikurse e kemi parë dhe studiuar përgjatë gjithë këtyre viteve, në tablonë e biznesit shqiptar shumica...

Uncategorized

A i dërrmoi apo favorizoi Bordi i Transparencës kompanitë e karburanteve?

  Shpëtim Luku Sektori i karburanteve është ndoshta më i keqkuptuari nga të gjithë. Së pari nga konsumatorët e thjeshtë shqiptar, keqkuptimi i të cilëve nis tek pompat e karburantit teksa furnizojnë makinat e tyre...