RRETH NESH

Luan Muça


Founder & CEO DELTA GROUP

Emri i kompanisë: Delta Group

Xhiro e biznesit 2022: 153 milionë EUR

Numri i punonjësve: 1450

Zyrat qëndrore: Tiranë

Kur Luan Muca futi pllakat e para në një dyqan të vogël në Elbasan, ai e dinte se po hidhte hapat e para të një udhëtimi të gjatë. Jo të një udhëtimi rreth e qark botës, nga ai, që shumë njerëz e kanë si qëllim në vetëvete për të parë vende të ndryshme, për të njohur kultura të ndryshme. Por një udhëtim në botën e bukur, por edhe të vështirë të biznesit. E dinte që ky udhëtim do zgjaste në kohë, e dinte që do kishte sfida, pengesa e vështirësi, të cilat do të duhej ti kalonte. Por sado largpamës të ketë qenë Luan Muca, sado i qartë të ketë qenë për atë cfarë do të bënte, sado të kristalizuar të kishte objektivat dhe strategjinë e veprimit, vështirë të besohet se ai kishte kalkuluar se pas 25-26 vitesh do të arrinte këtë stad ku ka arritur faktikisht. Pasi realiteti që ka krijuar e tejkalon edhe endrrën më të cmendur që të lejonte Shqipëria e viteve 1996-1997. Delta Group ndodhet sot në piedestalin më të lartë të biznesit shqiptar, duke qenë një nga grupet më të fuqishme. Dhe ky nuk është një përfundim i egzagjeruar dhe euforik, por ajo cfarë tregojnë edhe shifrat.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Vasil Naçi

President & CEO i AGNA Group (AGNA sh.a, ALFA sh.a, ALBARTEX, AGNA Kosovë, International Alfa Contruction etj) Emri i kompanisë: AGNA Group Xhiro e biznesit 2022: 300 milion EUR Ndryshimi në % 22/21: +8 Numri...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ E rrënuan, e falimentuan, por biznesmeni i njohur po rikthehet

  Ai është një nga njerëzit që e ka filluar biznesin ndër të parët. Pikerisht atëhere kur sapo nisën ndryshimet e sistemit në vitin 1990. Dhe nuk është se e filloi biznesin në mënyrë spontane,...

Biznesmenet

SOTIR BULO

Drejtor i Përgjithshëm i “Alumil Albania” Emri i kompanisë: Alumil Albania Të ardhurat bruto 2014: 12.5 milionë EURO Numri i punonjësve: 155 Vendndodhja: Tiranë Çdo të ndodhte me ato kompani shqiptare që janë konceptuar për...