RRETH NESH

Etleva Laro


Administratore e Përgjithshme e kompanive Prodyn dhe EFA Solution

Xhiro e biznesit 2022: 26 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +40

Numri i punonjësve: 1010

Vendndodhja: Tiranë

Kur hipermarketi Praktiker, i vendosur përbri urës së Kodër Kamzës u mbyll, destinacioni i mëtejshëm i këtij ambienti përbënte një pikëpyetje të madhe për pronarët e saj. Pasi edhe kandidatë potencialë që të mund të përqëndronin aktivitetin e tyre në një ndërtim të tillë specifik nuk kishte shumë. Mirëpo fati i tyre ishte se një vajzë e re i kishte vënë vetes një qëllim: të bëhej biznesmene. Dhe jo vetëm kaq, por kishte një ide të madhe biznesi dhe vizionin për të. Por edhe kjo nuk mjaftonte. Sepse përvec tyre kishte edhe energjinë, vullnetin për ta vënë në jetë atë. Dhe për 7-8 vite ideja e saj e biznesit, e konkretizuar në ngritjen e fabrikave të prodhimit të këpucëve Prodyn dhe EFA Solution është verifikuar që ka qenë vërtet ide e madhe. Pasi të dyja këto fabrika, jo vetëm që janë një realitet I rëndësishëm në industrinë shqiptare të kësaj natyre, por nga ana tjetër ato kanë fituar një status të rëndësishëm prej protagonisti. Me aktivitet që sa vjen e konsolidohet, me aktivitet që sa vjen e përmirësohet, me performanca që sa vijnë e rriten.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesmenet politikanë, fituesit dhe humbësit

  Shpëtim Luku Të klasifikohesh tek humbësit nuk i pëlqen askujt. Kjo vlen për cdo njeri, por është një ndjesi negative akoma më e fortë për biznesmenet. Sepse të mësuar për të fituar cdo garë,...

Uncategorized

Kikët, biznesmenë seriozë e humanë

    Nëse do të shtronim një pyetje rreth sektorit të biznesit që ka numrin më të madh të kompanive që operojnë në të, gjithkush do të përgjigjej në favor të sektorit të ndërtimit. Pasi,...

Aktualitet, Blog

Rasti Fatma Sotira/Kur “qindarkat” e kursyera të siguracionit të përcëllojnë biznesin

  Përpara dy vitesh, një shoku im shfaqi dëshirën që të shkonim për një fundjavë tek Farma Sotira. Kisha dëgjuar për këtë agrofermë, por vetë nuk kisha qenë asnjëherë, ndaj kureshtjen dhe dëshirën e kisha...