RRETH NESH

“KID-ALB” i Asllan Baraj, lider i qeramikës që ngjitet cdo vit më lart

 

 

KID Alb është shembulli i një kompanie prodhuese që nuk njeh kompromis me cilësinë dhe nuk nguron të investojë në të ardhmen. E pozicionuar si lider absolut në tregun e tullave dhe prodhimeve të qeramikës në Shqipëri, KID Alb përfaqëson një histori suksesi që ndërtohet mbi menaxhim efikas, teknologji moderne dhe angazhim të pandërprerë për përmirësim.

Me një qarkullim vjetor pa TVSH prej rreth 13 milionë euro gjatë vitit 2024, kompania shënoi një normë fitimi para tatimit prej 30%, duke dëshmuar për një performancë të shkëlqyer financiare. E veçanta është se kjo rritje nuk ka ardhur thjesht nga zgjerimi i tregut, por nga investime të vazhdueshme – mbi 750 mijë euro të reja vetëm gjatë vitit që lamë pas – të cilat kanë rritur kapacitetin dhe standardin e prodhimit.

KID Alb mban sot rreth 70% të tregut të përgjithshëm vendas në sektorin e tullave, një dominim i qartë që tregon jo vetëm për përmasat e aktivitetit të saj, por edhe për besimin që tregu ka ndërtuar ndaj saj. Të gjitha kompanitë e tjera të këtij sektori ndajnë pjesën e mbetur të tregut.

Raporti 70:30 mes shitjeve në tregun vendas dhe atij të jashtëm është tregues i një pozicioni të konsoliduar brenda vendit dhe një pranie gjithnjë e më të qëndrueshme në eksport, ndërkohë që “kali i betejës” së kompanisë mbetet cilësia superiore e produkteve. Aq shumë është identifikuar cilësia me emrin e kompanisë, sa në zhargonin e përditshëm produkti i saj është bërë sinonim me vendndodhjen – “tulla e Maminasit” – një etiketë spontane që flet shumë më tepër se çdo reklamë.

Një tjetër tregues i maturisë dhe qëndrueshmërisë së kompanisë është edhe shlyerja brenda afatit e një kredie të konsiderueshme bankare, marrë për themelimin e aktivitetit. Ky është një mesazh i qartë për investitorët dhe sektorin bankar: KID-ALB është një emër i besueshëm dhe afatgjatë në industrinë shqiptare.

Kompania numëron rreth 110 punonjës dhe përveç kontributit të rëndësishëm në punësim, ajo përfaqëson një model të suksesshëm të industrisë që bashkëjeton në harmoni me mjedisin. Pavarësisht se është një objekt industrial, KID Alb nuk ka asnjë ndikim negativ në zonën ku është ndërtuar, falë investimeve të posaçme në standarde mjedisore dhe teknologji të pastra.

Përballë disa akuzave të pabazuara për ndotje mjedisore nga disa grupe që pretendojnë të jenë ambientalistë, drejtuesi i KiD-Alb, z. Asllan Baraj, ka reaguar në mënyrë shembullore duke ngritur ngjitur me fabrikën një agro-fermë model. Në një sipërfaqe prej mbi 1000 metrash katrorë serë dhe disa dynymë tokë të hapur, kultivohen një sërë produktesh bujqësore 100% bio. Agroferma përfshin gjithashtu edhe sektorin e blegtorisë me mbarështim të deleve, dhive dhe lopëve. Ky investim i mirëfilltë është dëshmi e qartë se veprimtaria industriale e KiD-Alb nuk ndikon në mjedisin përreth, duke e kthyer kështu kompaninë në një shembull unik të bashkëjetesës së industrisë me natyrën.

Tregues i vizionit largpamës të krijuesit të saj, z. Asllan Baraj, është edhe zgjerimi i aktivitetit përtej tullës masive, me ndërtimin e një fabrike të re për prodhimin e tullave dekorative. Ky investim, i ngritur paralelisht me një fabrikë që tashmë funksionon shumë mirë, e forcon dukshëm perspektivën afatgjatë të kompanisë. Ai e çon KID Alb në nivelin e një kombinati të mirëfilltë qeramike, në përputhje me trendet moderne të ndërtimit, dhe njëkohësisht do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë shqiptare përmes zëvendësimit të importeve të padobishme në këtë segment.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Shpetim Luku/Qeveria polake lë thatë turizmin shqiptar

  Kur u mendua se sivjet Shqipëria do të kishte një sezon thuajse normal turistik ndodhin të papritura të pakëndshme që nuk e garantojnë këtë pritshmëri. Kur menduam se e keqja u la pas, për...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doganierët shqiptarë?

Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipëri  deri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veriut. Duke qenë se importonte...

2020

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: “Erzeni” Xhiro e biznesit 2019: 10 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +17 Numri i punonjësve: 250 Vendndodhja: Samaticë, Berat Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së...