RRETH NESH

Shpetim Luku/Qeveria polake lë thatë turizmin shqiptar

 

Kur u mendua se sivjet Shqipëria do të kishte një sezon thuajse normal turistik ndodhin të papritura të pakëndshme që nuk e garantojnë këtë pritshmëri.

Kur menduam se e keqja u la pas, për rrjedhojë, edhe ndikimi i saj shkatërrimtar mbi turizmin, zhvillime të tjera na bëjnë të kuptojmë se jo cdo gjë varet nga ne.

Kur menduam se më në fund, turizmi shqiptar do të rikthehej, që këtë sezon në nivelet thuajse të parapandemisë duke se kjo është e pamundur të ndodhë. Një vendim i qeverisë polake, mbi bazën e të cilit, cdo shtetas polak që vjen me pushime në Shqipëri do të jetë i detyruar për një karantinë 10 ditore kur të kthehet në vendin e tij ka zbehur së tepërmi optimizmin e operatorëve turistikë shqiptarë. Dhe me të drejtë, pasi ata janë të qartë, që një kushtëzim i tillë do të ketë një efekt të madh frenues tek pushuesit polakë. Shumë të rrallë mund të jenë ata që mund ta pranojnë një kosto e sakrificë të tillë. Sipas asaj cfarë është konstatuar në sezonet e shkuara turistikë, turistët polakë që zgjedhin të pushojnë në resortet shqiptare përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të turistëve të huaj. Në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar operatorët turistikë shqiptarë me tur operatorët polakë në Shqipëri duhet të vinin mesatarisht 30 cartera në jave. Mirëpo zhvillimet e fundit, nëpërmjet vendimit të qeverisë polake, bëjnë që gjërat të ndryshojnë. Të bindur mbi pasojat katastrofike që mund të ketë ky vendim i qeverisë polake në turizmin shqiptar, disa nga drejtuesit e resorteve turistikë më të njohur në vend, ata, që punojnë kryesisht me turistë të huaj, i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama e ku kërkojnë angazhimin e tij për të zhbllokuar situatën absurde të krijuar. Natyrisht nëpërmjet komunikimit me qeverinë polake dhe informimin akoma më të saktë të tyre për realitetin pandemik shqiptar.

Shqipëria tashmë ka një situatë pandemike të tejkaluar. Numri i rasteve ditore është i papërfillshëm, cka tregon  arritjen e imunitetit të tufës, nëpërmjet kalimin të sëmundjes në mënyrë natyrore nga shumë qytetarë dhe ecuria e mirë e vaksinimit. Edhe nga vende të dnryshme të Bashkimit Europian Shqipëria është klasifikuar në vendet e sigurta sa i takon situatës së pandemisë.  Të gjithë, zyrtarë, qytetarë e biznesmenë të sektorit të turizmit ishin të bindur se do të kalonin një verë të qetë e normale. Mirëpo, ja që del një vendim i qeverisë polake që hedh në erë gjithcka. Që i detyron pronarët e resorteve turstike të drejtojnë sytë nga qielli, për të shpresuar në rregullimin e situatës, ndonëse ditët e sezonit kalojnë.

Të vetëdijshëm për efektet negative të këtij fakti, shqetësimit dhe lutjes së tyre i bashkohemi edhe ne.

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Emrat që u bënë brande të famshme

    Biznesmeni vlonjat, tashmë i ndjerë, Agron Haxhiraj, cuditi shumë njerëz kur vendosi të prodhojë birrën NORGA. Jo për shkak se iu fut investimit për ngritjen e një fabrike të re, ndërkohë që punët...

2016

KOMPANIA AIBA

Emri i kompanisë: AIBA Company Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EURO Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Durrës Gjatë vitit 2015, në sektorin e ritjes së shpendëve dhe rritjes së vezëve ndodhën disa ndryshimë të...

2018

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë: Birra “Korça” Xhiro e biznesit 2017: 6.5 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Korçë Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë...