RRETH NESH

KOMPANIA AIBA

Emri i kompanisë: AIBA Company
Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2015, në sektorin e ritjes së shpendëve dhe rritjes së vezëve ndodhën disa ndryshimë të rëndësishme. Një nga protagonistet kryesore të këtij tregu, ndër vite, falimentoi, duke krijuar një farë vakumi në prodhimin e përgjithshëm të vezëve në Shqipëri. Për rrjedhojë cmimi i këtij produkti pësoi një rritje të ndjeshme, nga konstantja e tij. Mirëpo, kjo dukuri nuk zgjati shumë, sepse AIBA, kompania lider e sektorit ia doli ta stabilizoi tregun nëpërmjet nëpërmjet rritjes së kuotave të prodhimit. Ia doli të reduktojë efektin negative të konkurentes së saj të falimentuar e të shtojë ofertën në treg të vezëve të prodhuar prej AIBA. Meritën e kompanisë AIBA në këtë aspekt e konfi rmojnë edhe numrat. Për vitin 2015, aktiviteti i kompanisë ishte afro 1,22 miliardë lekë ose 9 milionë euro, një volum aktiviteti thuajse në të njëjtin nivel sikurse edhe ai i një viti më parë. AIBA Company tashmë përfaqëson një kompani të konsoliduar, e cila jo vetëm e ka fi tuar rolin e lidershipit prej kohësh në sektorin e rritjes së shpendëve e të prodhimit të vezëve, por aktiviteti i saj sistematik e me rritje nga viti në vit e rendit ndër kompanitë më të dalluara shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Keqkuptimi i madh me cmimet e supermarketeve!

Perceptimi se cmimet e produkteve të ndryshme në supermarketet e Shqipërisë janë më të larta se sa në vende si Italia, Kosova, Maqedonia apo Serbia ka një përhapje jo të pakët tek konsumatorët shqiptarë.. Ai...

2023

Kompania Albaelettrica

Emri i kompanisë: Albaelettrica Xhiro e biznesit 2022: 35 milionë EURO Numri i punonjësve: 140 Vendndodhja: Tiranë Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin...

2020

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Conad Food Trade dhe uji Qafshtama Xhiro e biznesit 2019: 70 milion EURO Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Augusto Nidoli është një nga investitorët e parë që...