RRETH NESH

RAMË GECI

Emri i kompanisë: GECI GROUP
Të ardhurat bruto 2015: 8 milionë EURO
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kur njeriu ndërmerr vendime të forta në biznes është e natyrshme që atë ta kaplojë një ndjenjë ankthi rreth saktësisë së këtij vendimi. Dhe përvec bindjes dhe arsyetimit mbi të cilin është mbështetur mbeshtetur ai, i takon të ardhmes ta vërtetojë faktin nëse është vepruar mirë apo jo. U mbushën 4 vite kalendarikë që Ram Geci është pronar i vetëm i “Tirana International Hotel”. Të shpenzosh mbi 40 milionë euro për tu bërë pronar i tij nuk është një vendim që mund të merret lehtë. Mirëpo ai e bëri këtë manovër biznesi dhe 4 vitet që ka kaluar hoteli nën pronësinë dhe administrimin e tij tregojnë një rritje të qëndrueshme të aktivitetit. Rritje kjo që vjen prej faktit se gjendja e hotelit permirësohet në mënyrë të vazhdueshme. Janë rinovuar tërësisht dhomat e këtij hoteli, SPA, ambientet ku organizohen konferenca, holli kryesor, baret, restoranti kryesor. Ecuria e Tirana International Hotel nën drejtimin e Ram Gecit tregon epërsinë e pronësisë me një pronar. Diku nga viti 2004 “15 katëshi” u privatizua nga një grup prej 25 biznesmenësh.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Shitet “Kato Vora”, ja kush e bleu

  Te gjithë njerëzve që kanë kaluar në rrugën Tiranë Durrës ndër vite, nuk kishte sit ë mos iu bënte përshtypje “heshtja” shumë vjecare pas ndërtimit të kompanisë që fillimisht u quajt “Kato Aromatik” e...

2016

KOMPANIA LC WAIKIKI ALBANIA

Të ardhurat bruto 2015: 11.5 milion EURO Ndryshimi në % 15/14: +22 Numri i punonjësve: 150 Vendndodhja: Tiranë Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një passion...

2022

Laurentiu Hutanu

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë” Xhiro e biznesit 2021: 11 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +20 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tepelenë Efektet e Pandemisë, ndjekur nga ato të krizës...