RRETH NESH

Babai ndërton, djali rrit, historia që nuk mungon në biznesin shqiptar

Kur një biznes ndërtohet me përkushtim dhe vizion, ai mund të jetojë edhe përtej themeluesit të tij – sidomos kur trashëgimia menaxhohet me urtësi dhe përgatitje. Një rast i veçantë është ai i biznesmenit të njohur shqiptar, Rebani Likometa, krijues i kompanisë së tregtimit të bitumit “Izvor 99” dhe më pas i rafinerisë së prodhimit të bitumit “RBH Belinë”. Rebaniu ishte një sipërmarrës që e ushtronte biznesin me tolerancë, mirëbesim dhe dashamirësi ndaj klientëve të tij. I kreditonte me produkte dhe i priste me durim për pagesat, duke mbështetur bizneset e tyre në kohë të vështira. Fatkeqësisht, ai u nda papritur nga jeta, duke lënë pas jo vetëm një boshllëk njerëzor, por edhe një sfidë të madhe për kompanitë që kishte ndërtuar me përkushtim.Megjithatë, falë përfshirjes së hershme të djalit të tij Dionisit në drejtim, kjo humbje nuk u shoqërua me kolaps apo pasiguri. Përkundrazi, Izvor 99 dhe aktivitetet e tjera vazhduan me sukses të plotë, duke dëshmuar se përgatitja për vazhdimësinë është një nga vendimet më të rëndësishme që mund të marrë një sipërmarrës vizionar.

Ky nuk është një rast i izoluar.  Në një kohë kur shumë biznese familjare përballen me sfidën e tranzicionit brezash, disa kompani shqiptare po japin shembullin më të mirë të vazhdimësisë së suksesshme. Të krijuara me shumë mund nga brezi themelues, këto biznese tani po menaxhohen me vizion dhe efikasitet nga fëmijët e tyre – një brez i dytë që jo vetëm ruan trashëgiminë, por edhe po e çon më tej atë.

Kompania AMBRA drejtohet prej vitesh tashmë nga Julian Bërxulli dhe kompania që nga momenti që ai ka marrë stafetën e drejtimit e ka rritur disa here vlerë në treg. Po ashtu, kompania e përpunimit të qumështit LUFRA menaxhohet nga Luis Ndrekaj, djali i madh i ciftit Ndrekaj dhe kompania sa vjen dhe e përmirëson performancën e saj në treg. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kompaninë tjetër të përpunimit të qumështit, ERZENI,  ku të katër djemtë e Isuf Begës janë si një trupë menaxhuese për kompaninë, duke ndarë detyrat me njëri tjetrin. Krijuesi i kompanisë TRIMED, Shani Peposhi ka kohë që ia ka dorëzuar administrimin e kompanisë vajzës së tij Gentiana, dhe kompania, gjatë drejtimit të saj ka njohur rritje të vazhdueshme. Për të vijuar me kompaninë Teuta Durrës, ku Eleni Babameto vazhdonr të ketë një rol të ëndësishëm në kompani, por që iu ka besuar etransferuar dy djemve të saj detyra të rëndësishme menaxhuese në kompani.

Këto kompani që përmendëm e shumë të tjera përfaqësojnë modele të qëndrueshme të menaxhimit familjar. Djemtë e krijuesve të këtyre bizneseve kanë marrë drejtimin në një kohë dinamike dhe plot sfida, duke dëshmuar se investimi në formimin profesional dhe përfshirjen e hershme në procese vendimmarrëse ka dhënë rezultat.

Ky brez i ri drejtuesish po arrin të ruajë pozicionet e forta të kompanive në treg, duke kombinuar përvojën e trashëguar me risitë e menaxhimit modern. Në disa raste, ata kanë investuar në teknologji, në zgjerimin e tregjeve ose në zhvillimin e linjave të reja të produkteve, duke e bërë markën edhe më konkurruese.

Modeli i tyre tregon se suksesi nuk vjen vetëm nga trashëgimia, por nga puna, përkushtimi dhe gatishmëria për të mësuar e për t’u përmirësuar vazhdimisht. Rasti i këtyre bizneseve është një thirrje për të gjitha familjet sipërmarrëse shqiptare: të mendojnë me kohë për tranzicionin brezash, të përgatisin pasardhësit jo vetëm si trashëgimtarë, por si liderë të ardhshëm.

Në një klimë tregu që kërkon gjithmonë e më shumë profesionalizëm, këto kompani janë shembuj të suksesit që ndërtohet mbi themelet e forta të familjes dhe përmirësohet me frymën e re që sjell brezi i dytë.

[vsz_slick_slider id=69345]

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Grabitesit e “panjohur” te bankave

Kredia problematike arrin nivelet shqetësuese. Si është krijuar ajo? Si ka funksionuar trekëndëshi vlerësues-biznesmenë –staf menaxhues i bankave? Dhe si koston e jokorrektëve e paguajnë korrektët?!   Nga Shpëtim Luku Pronarit të një fabrike të...

2020

Kompania ALBAELETTRICA

Të ardhurat bruto 2019: 27 milionë EURO Ndryshimi në % 19/18: +5 Numri i punonjësve: 137 Vendndodhja: Tiranë Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe...

2020

Ilir Xhani

Xhiro e biznesit 2019: 11 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +18 Numri i punonjësve: 195 Vendndodhja: Durrës Pasi mbushet një periudhë e caktuar në aktivitetin e një kompanie është mëse e natyrshme për themeluesin...