RRETH NESH

Top 10 kompanitë në Kosovë për vitin 2024

Pavarësisht kufizimeve ligjore që e bëjnë të vështirë publikimin e të dhënave financiare, tashmë është e qartë se cilat janë gjigantët e ekonomisë kosovare. Dhjetë kompanitë kryesore, me xhiro që arrijnë qindra miliona euro, përfaqësojnë motorët kryesorë të tregtisë dhe industrisë në vend.

Në krye të listës qëndron Viva Fresh, lideri absolut i rrjeteve të supermarketeve. Vetëm gjatë vitit 2024, kjo kompani realizoi një xhiro prej 331 milionë eurosh dhe një fitim prej afro 19 milionë eurosh, duke e konsoliduar pozitën e saj si gjiganti i tregtisë me pakicë në Kosovë.

Në vendin e dytë qëndron ELKOS Group, i themeluar nga biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi. Me një aktivitet prej 243 milionë eurosh dhe 13,7 milionë euro fitim, kjo kompani shpërndan mbi 90 brande ndërkombëtare nëpërmjet qendrës tregtare ETC, duke e bërë atë një nga emrat më të fortë në sektorin e retail-it.

Podiumin e plotëson PROEX, një tjetër kompani e fuqishme e tregtisë me pakicë, e cila mbylli vitin me 223 milionë euro xhiro dhe 13,7 milionë euro fitim. Në nivele të ngjashme qëndron edhe Proex sh.p.k Cons, duke forcuar pozitat e grupit në treg.

Në sektorin e karburanteve, dallon HIB Holding, i cili përveç tregtimit të naftës, operon edhe në fushën e restoranteve dhe hotelerisë. Me një aktivitet prej 215 milionë eurosh dhe një fitim prej 6 milionë eurosh, ai renditet në vendin e pestë. Pas tij qëndron Ex Fis sh.p.k, një tjetër kompani e fuqishme e derivativëve të naftës, me 214 milionë euro xhiro dhe 13,3 milionë euro fitim.

Një emër që bie në sy është padyshim Kosovo Energy Corporation (KEC). Edhe pse xhiroja e saj arrin 185 milionë euro, është fitimi ai që e bën të veçantë: plot 39 milionë euro, duke e pozicionuar si kompaninë më fitimprurëse ndër të gjitha.

Në këtë listë hyn edhe NOA Energy Trade, e vetmja kompani e nje biznesmeni nga Shqipëria që operon fuqishëm në tregun kosovar. E specializuar në furnizimin dhe tregtimin e energjisë, ajo arriti një xhiro prej 195 milionë eurosh dhe një fitim prej 9,3 milionë eurosh, duke u renditur në vendin e tetë.

Pozicionin e nëntë e mban Bucaj sh.p.k, kompani e profilizuar në shpërndarjen e ushqimeve, pijeve, artikujve sanitare dhe duhanit. Me një aktivitet prej 191 milionë eurosh dhe një fitim prej 9,7 milionë eurosh, Bucaj vazhdon të forcojë rolin e saj në zinxhirin tregtar të vendit.

Dhjetëshen e mbyll Lab-Oil sh.p.k, një kompani e sektorit të karburanteve, e cila realizoi 149 milionë euro xhiro dhe rreth 400 mijë euro fitim – shifër më modeste krahasuar me konkurrentët, por që gjithsesi e fut atë mes dhjetë më të mëdhenjve të Kosovës.

 

 

 

Këto të dhëna tregojnë se retail-i dhe sektori i energjisë/karburanteve vazhdojnë të dominojnë ekonominë kosovare, ndërkohë që fitimet e larta të KEC dhe prania e kompanisë shqiptare NOA Energy Trade dëshmojnë për dinamizmin dhe konkurrueshmërinë e tregut.

 

 

 

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesmeni financier jep nje zgjidhje interesante per Teatrin e ri

  Shpetim Luku Postimet e kryeministrit Edi Rama pas shembjes se Teatrit te vjetër Kombëtar u përmbytën nga komentet e qytetarëve. Të cilët, sic ndodh zakonisht në të shumtën e rasteve, ishin pro dhe kundër...

Uncategorized

MAHINDRA XUV 500, një fuoristradë me cilësi e cmim të shkëlqyer

Shpëtim Luku   Të blesh një makinë të re sot duket një zgjedhje e vështirë e plot dilema. Sepse larmia e markave dhe modeleve të tyre është aq e madhe sa duket se kjo e...

Uncategorized

KURUM, “i falimentuari” i ringjallur

  Shpetim Luku Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te shumte ata qe u habiten me kete veprim te drejtuesve te kompanise. Dhe mbase edhe me...