Biznesi Shqiptar, forca që ndërton të ardhmen.

Të nderuar lexues,

Me kënaqësi ju prezantojmë edicionin e 22-të të Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2025”. Çdo botim i ri nuk është thjesht një vazhdim i traditës sonë, por një dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë dhe pjekurisë së sipërmarrjes shqiptare. Që nga viti 2003, kjo publikim pasqyron prej më shumë se dy dekadash evolucionin e biznesit shqiptar, i cili sot paraqitet i strukturuar, i konsoliduar dhe gjithnjë e më konkurrues në çdo sektor.

Çdo vit, gara që nis më 1 janar nxjerr fituesit e saj – kompanitë dhe sipërmarrësit që dallohen për performancën, përfitueshmërinë, investimet, impaktin social e ekonomik, si dhe për suksesin e tyre real. Sepse suksesi nuk është thjesht një ëndërr, por rezultat i vizionit, punës dhe vendosmërisë. Janë pikërisht këta aktorë që e shtyjnë përpara ekonominë shqiptare dhe mishërojnë thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Analiza e vitit 2024 tregon arritje mbresëlënëse: 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë realizuan një xhiro totale prej 15 miliardë eurosh, gati 2 miliardë më shumë se vitin paraardhës. 200 kompanitë më fitimprurëse siguruan një fitim neto prej 1.72 miliardë eurosh, ku sektori bankar dhe prodhuesit privatë të energjisë hidroelektrike kryesuan me rezultate të shkëlqyera. Përveç performancës financiare, një tjetër tregues i rëndësishëm është edhe impakti social: 100 kompanitë më të mëdha të vendit punësuan mbi 75 mijë punonjës, duke u konfirmuar si shtylla të ekonomisë kombëtare.

Edhe sektorët e karburanteve, ndërtimit, infrastrukturës dhe prodhimit të materialeve të ndërtimit treguan stabilitet dhe rritje. Ndërkohë, sektori i IT-së dëshmoi konsolidim dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke konfirmuar rolin aktiv të Shqipërisë në transformimin digjital rajonal.

Ky botim përfshin gjithashtu një pasqyrë krahasuese të të dhënave ekonomiko-financiare nga kompanitë më të mëdha e më të suksesshme të rajonit, duke ofruar mundësi të vlefshme për analiza dhe krahasime për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë dinamikat e biznesit.

Gjatë viteve, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” ka ndihmuar në krijimin e një perceptimi të ri për sipërmarrësit shqiptarë: jo siç shpesh i portretizojnë narrativat politike apo diskurset negative, por si motorë të zhvillimit, themele të ekonomisë së lirë dhe pionierë që guxuan, investuan dhe ndërtuan suksesin e tyre përmes punës dhe vizionit.

Një falënderim i përzemërt u drejtohet të gjithë atyre që kanë mbështetur dhe kontribuar në këtë botim gjatë më shumë se dy dekadash. Jetëgjatësia e tij është dëshmi e qartë se ky projekt ka qenë, është dhe do të mbetet i mirëpritur edhe në të ardhmen.

Shpëtim Luku

Drejtor
Qendra Shqiptare për Gazetari Investigative

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

CHRISTIAN CANACARIS

CEO i Raiff eisen Bank në Shqipëri Emri i kompanisë: Raiifeisen Bank sh.a Të ardhurat bruto 2014: 120 milionë EURO Numri i punonjësve: 1000 Vendndodhja: Tiranë Kur ish-Banka e Kursimeve kaloi nën pronesinë e Raiffeisen...

Uncategorized

Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

Shpetim Luku   Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek...

2020

Luan Muça

Emri i kompanisë Delta Group Xhiro e biznesit 2019: 107 milionë EUR Numri i punonjësve: 1113 Zyrat qëndrore: Tiranë Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe Delta Group ka arsye konkrete për themele kaq të forta. Mbi...