RRETH NESH

Korporata ATLAS blen kompaninë e njohur italiane

Një transaksion i rëndësishëm në biznesin shqiptar është realizuar gjatë kësaj periudhe. Korporata ATLAS ka blerë kompaninë e prodhimit të tullave dhe tjegullave Edil-Center, në një marrëveshje që konsiderohet me peshë jo vetëm për vlerën financiare të saj, por edhe për domethënien që mbart për tregun vendas.

Me këtë transaksion, një kompani që dikur ishte në pronësi të investitorëve italianë kalon tashmë në duart e investitorëve shqiptarë, të cilët synojnë t’i japin një impuls të ri zhvillimit dhe performancës së saj në treg.

Për Korporatën ATLAS, blerja e Edil- Center përfaqëson një hap tjetër në zgjerimin dhe diversifikimin e aktivitetit të saj. Prodhimi i tullave dhe tjegullave i shtohet tashmë portofolit të gjerë të korporatës, ku përfshihen importimi dhe tregtimi i grurit dhe inputeve të tjera bujqësore, prodhimi i miellit dhe makaronave, si edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes katër hidrocentraleve private dhe investimeve në energjinë diellore.

E gjithë kjo strukturë biznesi e ka fillesën tek kompania “Besniku”, e cila ndër vite është shndërruar gradualisht në një korporatë të konsoliduar, falë rritjes së vazhdueshme të performancës së kompanive përbërëse dhe zgjerimit të pandërprerë të fushave të aktivitetit.

Sa i takon kompanisë së blerë, Edil Centro kishte prej kohësh që ishte nxjerrë në shitje nga pronari i saj, Nidoli. Grupi ATLAS duket se e ka vlerësuar atë si një kompani me potencial të rëndësishëm zhvillimi, ku përmes investimeve dhe menaxhimit të ri mund të përmirësohet më tej pozicioni i saj në tregun e materialeve të ndërtimit.

Ky transaksion përbën një tjetër sinjal të forcimit të kapitalit shqiptar dhe të rritjes së aftësisë së sipërmarrësve vendas për të marrë në administrim dhe zhvillim aktivitete industriale me rëndësi në ekonominë e vendit.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Kompania ELKA-SA

Xhiro e biznesit 2017: 30 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: 0 Numri i punonjësve: 396 Vendndodhja: Gjirokastër Për kompaninë e mirënjohur ELKA SA viti 2017 mund të quhet me plot gojën viti i përsëritjes...

2021

Saimir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group (Albchrome, Neptun, Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar, Kid Zone, TEG, BFI Trade, QTU, etj) Xhiro e biznesit 2020: 260 milionë euro Numri i punonjësve: 3000 Vendndodhja: Tiranë...

Uncategorized

Konkurenca hileqare

    Shpetim Luku   Drejtuesit të një kompanie private të prodhimit të tullave iu desh të bëjë një investim prej disa dhjetra mijëra eurosh, me qëllim nxjerrjen e të njëjtit product, por me dizajn...