RRETH NESH

Markat shqiptare në skenën ndërkombëtare: Aurel Domi, Zv. President i Atlas Corporation, flet për suksesin e “Ola” në TuttoFood

 

 

Pjesëmarrja e kompanive shqiptare në panairet më të rëndësishme ndërkombëtare po shihet gjithnjë e më shumë si një tregues i rritjes së standardeve dhe ambicies së bizneseve shqiptare për t’u pozicionuar në tregjet globale.

Një prej kompanive që mori pjesë këtë vit në TuttoFood, panairin më të madh të industrisë ushqimore në Itali dhe ndër më të rëndësishmit në Europë, ishte Atlas Corporation. Kompania prezantoi markën e saj Ola Foods përballë partnerëve, distributorëve dhe blerësve nga vende të ndryshme të botës.

Për Z. Aurel Domi, Zv. President i Atlas Corporation, pjesëmarrja në evente të tilla nuk lidhet vetëm me prezantimin e produkteve, por me mënyrën se si bizneset shqiptare po ndërtojnë identitetin e tyre në një treg të jashtëm.

“Panaire prestigjoze si TuttoFood janë shumë më tepër sesa një hapësirë ekspozimi. Ato janë një mundësi për të treguar nivelin që kanë arritur kompanitë shqiptare dhe aftësinë për të konkurruar në tregje ndërkombëtare”, u shpreh Z. Domi.

Sipas tij, interesi që Ola Foods ka marrë gjatë panairit ka qenë i konsiderueshëm, me takime dhe kontakte të zhvilluara me partnerë potencialë nga tregje të ndryshme europiane dhe jo vetëm.

“Ne kemi parë një interes real nga distributorë dhe partnerë ndërkombëtarë që kërkojnë produkte cilësore dhe marka me identitet të fortë. Kjo është një shenjë pozitive jo vetëm për ne si brand, por edhe për mënyrën se si produktet shqiptare po perceptohen jashtë vendit”, deklaroi ai.

Gjatë prezantimit në Milano, vëmendje të veçantë mori brandi Ola Foods, e cila është pozicionuar si një brand mesdhetar me prezencë në më shumë se 30 shtete dhe në 4 kontinente. Kompania ka investuar në zhvillimin e produkteve premium me vizionin për një markë me shtrirje ndërkombëtare.

Sipas Zv. Presidentit, Z. Aurel Domit, sfida më e madhe për brandet shqiptare sot nuk është më vetëm hyrja në tregje të huaja, por ruajtja e një standardi të lartë dhe krijimi i besimit tek partnerët ndërkombëtarë.

“Në tregjet globale konkurrenca është shumë e fortë dhe nuk mjafton vetëm të kesh një produkt të mirë cilësor. Duhet standard, seriozitet dhe identitet i qartë si markë. Besoj se bizneset shqiptare kanë filluar ta kuptojnë këtë gjithnjë e më shumë”, nënvizoi Z. Domi.

Ai shtoi se panairet ndërkombëtare mbeten një nga mënyrat më të rëndësishme për të krijuar lidhje të reja biznesi dhe për të kuptuar nga afër zhvillimet më të fundit të industrisë ushqimore në nivel global.

Pjesëmarrja e Atlas Corporation në TuttoFood u fokusua jo vetëm tek prezantimi i produkteve, por edhe tek zgjerimi i bashkëpunimeve dhe forcimi i pranisë së Ola Foods në tregjet ndërkombëtare.

#AurelDomi #AtlasCorporation #OlaFoods #TuttoFoodMilano2026 #globalbrand #mediterraneanbrand #albanianbrand

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Deputetë të dështuar, biznesmenë të parakaluar!

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme ku do të votohet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. E sigurtë është që në adresë të biznesmenëve të ndryshëm do të shkojnë...

2019

Genc Mataj

Emri i komanisë: Pelikan shpk Xhiro e biznesit 2018: 10 milionë euro Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike; Spedicion,...

2023

Vasil Naçi

President & CEO i AGNA Group (AGNA sh.a, ALFA sh.a, ALBARTEX, AGNA Kosovë, International Alfa Contruction etj) Emri i kompanisë: AGNA Group Xhiro e biznesit 2022: 300 milion EUR Ndryshimi në % 22/21: +8 Numri...