RRETH NESH

Fiqiri Ismaili

Xhiro e biznesit 2018: 23 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

S a herë shqyrtojmë të dhënat ekonomiko financiare të vitit, që mbyllet është e sigurtë që kompania AGRO BLEND do të jetë mes kompanive më të mira shqiptare nëpërmjet performancës që ajo ka realizuar.Kjo është bërë “rrugë nga kjo kompani, pasi, ajo që nga castet e krijimit të saj e deri më sot ka qenë e mbetet lider biznesi në sektorin ku operon. Kureshtja përqëndrohet në dy aspekte. Së pari tek dinamika e aktivitetit të kompanisë, pra nëse ajo ka siguruar rritje apo jo nga viti paraardhës dhe nëse po, në cfarë niveli?
Dhe së dyti, cfarë evenimentesh e kanë shoqëruar veprimtarinë e AGRO BLEND-it gjatë vitit që ne shqyrtojmë?
Sa i takon aspektit të parë, pra treguesve që tregojnë aktivitetin e kompanisë nga ana sasiore dhe cilësore, ajo sërish manifeston një performancë shumë të mirë. Me rreth 2.85 miliardë lekë aktivitet. AGRO BLEND renditet si kompani e 87 më e madhe shqiptare. Krahasuar me një vit më parë aktiviteti ka ardhur në rritje, ndonëse ky ritmi prej 5 për qind i rritjes është modest. Por më i rëndësishëm është treguesi i fitimit, ku kompania me rreth 160 milionë lekët fitim të siguruar rezulton në vendin e 138 ndër kompanitë më të suksesshme shqiptare. Po kështu edhe numri i punonjësve është rritur në 158 të tillë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Energjia “kyc” Kurum-in

  Kompania turke ‘Kurum” ka pezulluar aktivitetin. Është një pezullim i detyruar prej asaj që po ndodh me energjinë në tregun botëror, cmimi i së cilës ka kapur kuota të paimagjinueshme. Sepse ndërsa energjia ka...

Uncategorized

Konkurenca hileqare

    Shpetim Luku   Drejtuesit të një kompanie private të prodhimit të tullave iu desh të bëjë një investim prej disa dhjetra mijëra eurosh, me qëllim nxjerrjen e të njëjtit product, por me dizajn...

2018

Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2017: 160 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 60 Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Elbasan Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te...