RRETH NESH

PORSCHE ALBANIA

Të ardhurat bruto 2015: 11.3 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: +20
Numri i punonjësve: 70
Vendndodhja: Tiranë

Tregu i shitjes së makinave të reja është anemic. Mjafton të thuhet që për vitin 2015 janë shitur gjithsej rreth 2000 makina të reja, ndërkohë që makina të përdorura janë shitur afro 40 mijë për ta kuptuar më mirë këtë. E megjithëse është një treg i vogël, një treg i mbushur me probleme, prapë se prapë edhe ky sektor e ka liderin e vet. Ai është kompania Porsche Albania. Dhe këtë statust lideri kjo kompani nuk e ka marrë dhe gëzuar vetëm për vitin 2015, por thuajse në të gjithë periudhën 10 vjecare, që nga moment i hyrjes në tregun shqiptar. Përgjatë vitit 2015, kompania arriti të shesë mbi 700 makina të reja, që i korrespondon një vlerë aktiviteti prej rreth 13 milionë euro. E krahasuar me vitin paraardhës rritja është mbi 20 për qind. Por viti 2015 shënoi edhe një tjetër eveniment për Porsche Albania, cka bën që kjo kompani të hedhë hapa të fuqishëm për një perspektivë akoma më të mirë të saj. Në shtator të vitit 2015, kompania fi lloi tregtimi e automjeteve të tipit Volkswagen të të gjitha llojeve, pasi deri në këtë moment ajo kishte të drejtë të tregtonte makina Volkswagen mjete pune. Duke ditur që marka Volkswagen ka qenë historikisht ndër më e shitura në Shqipëri duket qartë pra se kjo përbën një premisë të mirë që Porsche Albania të konsolidojë më tej statusin e liderit të sektorit edhe për shumë vite të tjera.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Rikthimi i gjigandit mediatik

Shpëtim Luku  Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës  të një televizioni tjetër privat. Tani i Top-it, i ulur tek Piramida ku zhvillohej...

2021

Nadir Causholli

Xhiro e biznesit 2020: 46 milionë euro Ndryshimi në % 20/19: +22 Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar në vitin 2003. Që nga viti...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Halli i madh i depozituesve shqiptarë

  Pasi thithi edhe njëherë fort cigaren duke nxjerrë një shtëllungë të madhe tymi biznesmeni që po bisedonte me mua ndryshoi qëndrimin në karrigen e tij si të donte ti jepte më shumë seriozitet e...