RRETH NESH

SKËNDER PASHAJ

Emri i kompanisë: FITAL
Të ardhurat bruto 2015: 11.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 850
Vendndodhja: Kamëz, Tiranë

Performanca e kompanisë së prodhimit të këpucëve “FITAL” gjatë vitit 2015 ishte shumë e mirë, duke e renditur këtë kompani ndër më të mirat e më të dalluarat e biznesit shqiptar në tërësi. Realizoi një volum biznesi prej afro 1.6 miliardë lekësh ose 11.5 milionë euro duke u përfshirë kështu ndër 200 kompanitë më të mëdha të biznesit shqiptar. Renditet në vendin e 15 ndër eksportuesit më të mëdhenj shqiptar. Ndërkohë, me rreth 850 punonjës të punësuar, “FITAL” renditet ndër punësuesit më të mëdhenj të Shqipërisë, e po kështu, kompania nuk është keq edhe sa i takon rentabilitetit, teksa kompania renditet ndërkohë edhe në 200 kompanitë me fi timin absolute më të madh në Shqipëri. Edhe sa i takon dinamikës së aktivitetit, “FITAL” rreshtohet ndër ato kompani shqiptare që e kanë përmirësuar aktivitetin nga viti apo vitet paraardhëse. Kemi të bëjmë pra me një ecuri mjaft të mirë të kompanisë, por që gjithsesi duket e pafuqishme për të bërë të ndjehet i kënaqur, administratorin e kompanisë, Skender Pashaj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Sami Gjergjin, “të fajshëm” e masakruan, të pafajshëm e harruan

  Shpetim Luku   Për afro 22 vite Sami Gjergji ishte një ndër biznesmenët e shquar të vendit. Me biznese prodhuese, që shkonin në harmoni me prioritetet e vendit, me biznese që kishin impakt real...

Uncategorized

Tërmeti nuk i trembi shqiptarët prej vërteti

  Shpetim Luku Kompania e sigurimeve “Sigal” kishte marrë para pak kohësh inciativën e një spoti të ri publicitar, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi nevojën e sigurimit të pronës e të pasurisë së tyre....

2022

Robert Masha

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans” Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans” Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +60 Numri i punonjësve: 170 Robert Masha është një djalë i ri...