RRETH NESH

SKËNDER PASHAJ

Emri i kompanisë: FITAL
Të ardhurat bruto 2015: 11.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 850
Vendndodhja: Kamëz, Tiranë

Performanca e kompanisë së prodhimit të këpucëve “FITAL” gjatë vitit 2015 ishte shumë e mirë, duke e renditur këtë kompani ndër më të mirat e më të dalluarat e biznesit shqiptar në tërësi. Realizoi një volum biznesi prej afro 1.6 miliardë lekësh ose 11.5 milionë euro duke u përfshirë kështu ndër 200 kompanitë më të mëdha të biznesit shqiptar. Renditet në vendin e 15 ndër eksportuesit më të mëdhenj shqiptar. Ndërkohë, me rreth 850 punonjës të punësuar, “FITAL” renditet ndër punësuesit më të mëdhenj të Shqipërisë, e po kështu, kompania nuk është keq edhe sa i takon rentabilitetit, teksa kompania renditet ndërkohë edhe në 200 kompanitë me fi timin absolute më të madh në Shqipëri. Edhe sa i takon dinamikës së aktivitetit, “FITAL” rreshtohet ndër ato kompani shqiptare që e kanë përmirësuar aktivitetin nga viti apo vitet paraardhëse. Kemi të bëjmë pra me një ecuri mjaft të mirë të kompanisë, por që gjithsesi duket e pafuqishme për të bërë të ndjehet i kënaqur, administratorin e kompanisë, Skender Pashaj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Laurentiu Hutanu

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë” Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +13.4 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tepelenë Rritje progresive dhe e vazhdueshme, me performance pozitive...

2023

Luca Busi

President i “Coca-Cola Bottling Shqiperia” Xhiro e biznesit 2022: 42 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +20 Numri i punonjësve: 368 Vendndodhja: Tiranë “CCBS vazhdon të rritet, duke treguar muskujt e saj me forcë –...

Biznesmenet

NIKOLIN LLESHI

President i “Alba Shoes Group” Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group” Të ardhurat bruto 2014: 10 milionë EURO Numri i punonjësve: 1800 Vendodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë Në jetën e gjithkujt vjen një moment kur...