Telekomunikacionet 2016, keq kompanitë, por mirë për qytetarët

celular 3

Shpëtim Luku

A i keni vënë re tendat e hapura nga kompanitë celulare si risi në kërkim të konsumatorëve të rinj nëpërmjet ofertave joshëse? Me numura falas apo internet, sms e minuta pa fund? A i keni vënë re se si përpiqen që në kushtet e një tregu tejet të mbingopur, përpiqen të joshin konsumatorët egzistues të kalojnë nga një kompani në tjetrën, duke ruajtur numrin egzistues?!

Sigurisht që po, pasi, secilit i ka rënë rasti të përballet me të tilla oferta. Janë lëvizje e manovra tregu të  natyrshme e të zakonshme, por që dëshmojnë një realitet: ditë të këqija kanë ardhur për kompanitë e telefonisë celulare. Statistikat që tregojnë performancën ekonomiko -financiare të këtyre kompanive gjatë vitit 2016 e përforcojnë konkluzionin e  stimuluar nga vëzhgimi vizual. Një nga treguesit më të rëndësishëm që tregon efektivitetin e një kompanie është fitimi dhe gjatë vitit 2016 ky tregues ishte respektivisht: 400 milionë lekë për Vodafonë Albania, 155 milionë lekë për Telekom Albania dhe 1.17 miliardë lekë për Plus Comunication. Kurse ALBTelekom duket se ka qenë edhe me dobët se sa kaq, sa i takon këtij treguesi. I krahasuar me një vit më parë treguesi i fitimit ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm në dy kompanitë kryesore të këtij tregu: Vodafonë Albania dhe Telekom Albania, pasi në vitin 2015, Vodafonë regjistronte një fitim prej 1.5 miliardë lekëve, pra afro tre herë ë gjysëm më shumë se sa vitin pasaardhës. Edhe më e madhe është rënia tek Telekom Albania, pasi fitimi i kësaj kompanie ka rënë rreth 6 herë në vitin 2016, krahasuar me një vit më parë. Një realitet intrigues sa i takon fitimit paraqet Plus Comunication, e cila e ka përmirësuar këtë tregues mbi 1.5 herë. Por duket se me teper se sa permiresim performance, ky tregues rezulton i tille nga disa masa, sikurse eshte clirimi i kompanise nga barra kreditore, te cilen e kane marre persiper aksioneret e kompanise ne menyre private.

foto cel 2Interneti dhe aplikacionet e ndryshme nëpër smartphonë, masivizimi i përdorimit të tyre duket se ka dhënë ndikimin e tyre negative edhe sa i takon volumit të aktivitetit të kompanive të telekomunikacioneve në Shqipëri. Sepse edhe sa i perket këtij treguesi, tre kompani kanë renie dhe vetëm njëra ka rritje. Konkretisht, Vodafonë Albania ka regjistruar një aktivitet prej  17.4 miliardë lekë gjatë vitit 2016, ndërkohë që një vit më parë aktiviteti i saj ishte  20 miliardë lekë. Telekom Albania ka regjistruar në vitin e fundit një aktivitet prej 11.4 miliardë lekë, ndërkohë që në 2015 aktiviteti i saj ishte 17.8 miliardë lekë.  Po kështu Albtelekon ka regjistruar një aktivitet prej 9.3 miliardë lekë, ndërkohë që në vitin paraardhës ky tregues ishte në nivelin e 14.6 miliardë lekëve.  Plus Comunication vazhdon të thellojë intrigën dhe misterin pasi, gjatë vitit 2016, regjistroi një xhiro biznesi prej  6.5 miliardë lekësh, ndërkohë që në 2015, aktiviteti i saj ishte 2.7 miliardë lekë.

Nga kjo panorama shifrash del konkluzioni se tregu i telekomunikacioneve tashmë është tërësisht i liberalizuar, me të gjitha përfitimet e mundshme të qytetarëve prej këtij liberalizimi. Koha kur kompanitë fitonin shuma marramendëse duket e largët.

 

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More