RRETH NESH

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO-Telecom, Profesional Marketing Albania, Digicom, IReplace, Macom, Mactal Corp)
Xhiro e Grupit 2017: 210 milionë euro
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Tiranë, me degë në Elbasan, Berat, Bukuresht, Prishtinë, Miami, Kalabria, Kampania

Rektori i dikurshëm i Universitetit të New York-ut në Tiranë, Gramoz Pashko duhet të jetë habitur shumë, kur, ndërsa kërkonte një zëvëndësues për shefin e IT-së së larguar, mjaft prej propozimeve për pasardhë- sin e tij konvergonin në një student me emrin: Marin Gjonaj. I shtyrë edhe nga kureshtja e pranoi propozimin e atyre që CV-në e Marinit e thjeshtëzonin me shprehjen “është njësh në teknologji”. Mirëpo, nëse ai ishte vërtetë “njësh” apo kështu iu dukej shokëve të tij ngaqë kishtë berë diferencë të madhe me ta në këtë drejtim kjo mbetej për tu parë. Megjithatë Pashko thonë që u habit akoma më shumë kur e pranoi propozimin dhe përpara tij u paraqit një djalosh 19 vjecar. Që për më tepër ishte edhe student i vitit të parë në Universitetin e New York-ut për shkenca kompjuterike. Rektori i atëhershëm vendosi të përfillë sugjerimet dhe propozimet e të tjerëve dhe e emëroi Marin Gjonaj shef të IT-së së uni- versitetit që drejtonte. Dhe për disa vite, Marin Gjonaj vazhdoi me statusin e dyfishtë. Nga njëra anë studionte dhe thellonte njohuritë e tij, kurse nga ana tjetër, kujdesej për IT-në e shkollës duke shfrytëzuar talentin dhe pasionin e tij.Gjate vitit te katert dhe te fundit te universitetit, e peshkoi një tjetër biznesmen i njohur, Artan Dulaku, i cili në atë kohë po ishte në fillimet e projektit TRING. “Dy vitet që punova atje ishin mjaft të vlefshme për mua, pasi mora mësime të vlefshme rreth administrimit dhe menaxhimit qe prej themelimit te nje kompanie nderkohe qe jepja dhe leksione si lektor i jashtem prane Universitetit te New York- ut ne Tirane- tregon Marini.
Por i bindur dhe i sigurt në zotësitë e tij, ai kishte të fiksuar një qëllim. Do të punonte vetëm për veten e tij e jo për të tjerët. Aftësitë e tij do ti konkretizonte në trajtën e sipërmarrjes së tij dhe jo duke i vënë ato në shfrytëzim për interesa të të tjerëve. Dhe në vitin 2009, atëhere kur ishte vetëm 23 vjec, trokiti me një ide biznesi në kokë në derën e një biznesmeni të stazhionuar, atë të Marsel Skëndos. Jo më kot iu drejtua për bashkëpunim Marsel Skëndos, pasi ky biznesmen në atë kohë kishte kontakte dhe impact në disa kompani që do të ishin edhe baza e veprimtarisë së biznesit që ishte projektuar në kokën e Marinit. Kështu pra në vitin 2009, INFO-Telecomi u themelua nga sipërmarrësit Marin Gjonaj dhe e bija e Marselit, Anisa Skëndaj. Vlen per tu theksuar qe prej vitit 2011 Marini e transformoj INFO-Telecom-in ne nje biznes nderkombetar komplet te pavarur nga mjedisi shqiptar ku 99% e te ar- dhurave dhe shpenzimeve ishin te perqendruar ne partnere nderkombetare. INFO-Telecom-i do ta vazhdonte rrugëtimin me këtë fizionomi bashkëpunimi deri në muajin prill të vitit 2018, muaj ku Marin Gjonaj blen përfundimisht aksio- net e vajzes Marselit për tu bërë kështu pronar i vetëm i Gjonaj Group në të cilin bëjnë pjesë 6 kompani. Konkretisht, INFO-Telecom, Digicom, Promarketing, iReplace, Macom dhe Mactal Corp.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

AgroKoni, 700 mijë euro eksporte shalqini në më pak se dy muaj

    Kompania e njohur e sektorit bujqësor, AgroKoni po përjeton një stinë të “nxehtë” eksporti. Vetëm në dy muaj janë qindra kamionë, të cilët kanë bërë itenerarin nga magazinat frigoriferike të kësaj kompanie deri...

Uncategorized

Biznesmeni tregon mashtrimin ndaj qytetarëve krutanë

  Nikolin Lleshi është një biznesmen i mirënjohur në sektorin e prodhimit të këpucëve, kompanitë e të cilit arrijnë të punësojnë mbi 1200 vetë. E ka nisur këtë biznes herët, duke qenë ndër të parët...

Uncategorized

Arben Petto, “mjeshtri” i teleferikëve

    Shpëtim Luku   Arben Petto është një biznesmen i njohur shqiptar, ndonëse jo i përmasave shumë të mëdha. Është marrë dhe merret prej kohësh me prodhim asfalti, me shtrim rrugësh të reja e...