RRETH NESH

AgroKoni, 700 mijë euro eksporte shalqini në më pak se dy muaj

 

 

Kompania e njohur e sektorit bujqësor, AgroKoni po përjeton një stinë të “nxehtë” eksporti. Vetëm në dy muaj janë qindra kamionë, të cilët kanë bërë itenerarin nga magazinat frigoriferike të kësaj kompanie deri në tregje europiane, duke cuar kështu në këto tregje sasi të konsiderueshme shalqini. Rreth 700 mijë euro është vlera e eksportit të kësaj kompanie në një kohë më të shkurtër se dy mujore, cka përbën ndoshta edhe rezultatin më të mirë të kësaj kompanie, që nga momenti kur kjo kompani ka filluar eksportin. Dy janë karakteristikat e kompanisë AgroKoni sa i takon eksportit. Të dyja karakteristikat janë edhe si një lloj specializimi që ajo i ka dhënë vetes apo më mirë te themi një lloj identiteti dhe origjinaliteti i saj në këtë aktivitet. E para, është numri i kufizuar i produkteve në eksport. Ndryshe nga mjaft kompani të tjera me këtë natyrë aktiviteti, që cojnë cdo produkt bujqësor për eksport, AgroKoni ka preferuar dhe është vetëmjaftuar vetëm me dy produkte: shalqinin dhe lakrën pranverore.

Dhe e dyta ka të bëjë me tregun e eksportit. AgroKoni nuk ka tentuar të zgjerohet nëpër tregje të ndryshme europiane, por ka synuar të eksploroje  më tej në tregun lituanez. Aty ku i ka fillimet e tij, aty ku po konsolidohet eksporti i tij dhe ku tentohet edhe avancimi i mëtejshëm. Sepse drejtuesi i AgroKoni-t e di mirë që cdo tentim për zgjerim tregjesh nuk është gjë tjetër vecse ndryshim structure eksporti. Pra, atë kuotë eksporti që do marrë një kompani eksportuese shqiptare në një treg të ri për të, do e humbasë një kompani tjetër shqiptarë që ka operuar në këtë treg më parë.

Arsyeja pse AgroKoni është mjaftuar vetëm me eksportin e dy produkteve lidhet, përvec të tjerash, edhe me mënyrën se si bashkëpunon kjo kompani me fermerët e ndryshëm, bashkëpunim ky që fillon me furnizimin dhe përdorimin e fidanëve të prodhuar nga kompania, asistenca gjatë prodhimit e më pas, tërheqja e produktit të gatshëm të fermerëve për eksport. Duke vepruar në këtë mënyrë, rriten shumë shanset që cilësia e produktit të jetë e lartë, cka është edhe indikatori kryesor për të qenë  pranueshëm e i suksesshem në tregjet rigoroze europiane. Është një metodë pune që po verifikohet gjithnjë e më shumë e suksesshme dhe fakti që vetëm në 1 muaj e gjysëm AgroKoni ka dërguar në eksport rreth 700 mijë euro produkt ose rreth 3500 ton është edhe dëshmia më e mirë për këtë.

AgroKoni është një kompani e njohur shqiptare me profil bujqësor, aktiviteti i së cilës përfshin kultivim fidanash të ndryshëm, grumbullim dhe shitje produktesh bujqësore, si dhe eksportin e një sasi të konsiderueshme të tyre. Roli i kësaj kompanie si katalizator zhvillimi në bujqësinë shqiptare është i madh, pasi kjo kompani, në bashkëpunim me kompani të mirënjohura ndërkombëtare, në bashkëveprim me kompani lider botërorë në bujqësi ka futur teknologji të reja, që vetëm përmirësojnë cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group Emri i kompanisë: Sigal Unica Group Të ardhurat bruto 2014:: 45 milionë EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup Të thuash që Sigal Unica Group është...

2019

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në...

Uncategorized

Kur pasioni të shpërblen me sukses dhe miliona

Si e shndërroi Marin Gjonaj pasionin e tij në profesion dhe si arriti ish-studenti i Neë-York-ut të ndërtojë Brenda 10 viteve nga mbarimi i studimeve, një grup me disa kompani në përbërje?! Shpetim Luku Rektori...