RRETH NESH

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë:  Fabrika e Çimentos Fushë–Krujë
Xhiro e biznesit 2017:  50 milionë EURO
Numri i punonjësve:  372
Vendndodhja:  Fushë–Krujë

Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fi llimisht nga kinezët në vitet 1960. Në vitin 1995 fabrika praktikisht kishte pushuar operacionet dhe qeveria vendosi që e vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte privatizimi i saj. Seament Holding e bleu fabrikën nga qeveria në vitin 2000 përmes degës së saj Fabrika e Çimentos Fushë Krujë sh.p.k. (FÇFK) dhe filloi një program modernizimi dhe investimi, të mbështetur me fonde nga BERZh, IFC, OFID dhe Alpha Bank. Fabrika e re u vendos në vitin 2007. Krujacem dhe Krujamall janë të njohura në gjithë Shqipërinë dhe rajonin si produkte dhe shërbime cilësore të çimentos. Duke i kuptuar sfidat e konsumatorëve dhe të palëve të interesit, FÇFK është bërë prodhuesi kryesor i çimentos në Shqipëri, i aftë të ofrojë zgjidhje të përshtatura për klientët dhe palët e interesit. Vizioni i FÇFK është që të jetë prodhues model i çimentos në rajon, duke ofruar zgjidhje alternative për burime të pakta, duke i bërë të përfitojnë të gjitha palët e interesit dhe duke u përpjekur për qëndrueshmëri korporative. Misioni i FÇFK është t’u ofrojë klientëve të saj produkte dhe shërbime me cilësi të lartë të çimentos dhe përmbushje të nevojave dhe të pritshmërive aktuale dhe të ardhshme të klientëve dhe të palëve të interesit, duke vendosur vlerën afatgjatë përpara fitimit afatshkurtër.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ “Bingo” e KURUM-it në vitin 2022

Ajo cfarë ndodhi gjatë vitit 2022, ishte e pazakontë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës shkaktoi një tronditje të madhe cmimesh, sidomos të energjisë, duke i rritur ato e duke i cuar në qiell. Por ndërsa...

Aktualitet

Hajri Elezaj, emri i mirë para suksesit

Kukësi është një ndër ato treva shqiptare që, ndonëse përballur me varfëri e izolim, ka nxjerrë figura të spikatura në botën e biznesit. Miliarderë të heshtur, njerëz me ndikim ekonomik që i kanë dhënë emër...

2020

Luciano Cirillo

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë Xhiro e biznesit 2019: 10.5 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +13 Numri i punonjësve: 73 Vendndodhja: Tepelenë Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i...