RRETH NESH

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2017:  50 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 34
Numri i punonjësve:  199
Vendndodhja:  Thumanë, Krujë

Në muajin shkurt të vitit 2017, në kompaninë “Antea Cement” ndodhi një ndryshim në kupolën drejtuese të saj. Në krye të kompanisë u emërua z. Mario Bracci., një profesionist me një background të fortë professional në industrinë e cimentos dhe me përvoja shërbimi në vende të ndryshme të botës si Itali, USA, Zvicër, Marok, Spanjë etj. Në përvojën e tij mbi 25 vjecare z. Bracci ka menaxhuar biznese me mbi 400 milionë euro turnover dhe mbi 1000 të punësuar. Nuk mund të jetë rastësi fakti që, edhe pse ka pak më shumë se një vit të plotë kalendarik në krye të “Antea Cement”, kompania e re që ai drejton ka njohur një përmirësim të dukshëm të performancës së saj. Po qe se ndryshimet në stafi n drejtues të kompanisë janë bërë për të përmirësuar e cuar më përpara punën, atëhere ky është një qëllim plotësisht i arritur. Gjatë vitit 2017, “Antea Cement” ka mundur të realizojë një xhiro biznesi mbi 50 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë aktiviteti i kompanisë ishte afro 34 milionë euro. Rritja, sikurse shikohet nga krahasimi i shifrave është e ndjeshme, rreth 34 për qind, e këtu patjetër rol ka edhe përmirësimi i menaxhimit të kompanisë. Përmirësimi i performanxës së Antea-s vijon edhe me treguesin e eksportit. Për vitin 2017, ku tregues ishte ne kuotën e 2.3 miliardë lekëve ose afro 17 milionë eurove, ndërkohë që në vitin paraardhës kompania realizoi një eksport prej 7 milionë eurosh.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë: Birra “Korça” Xhiro e biznesit 2017: 6.5 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Korçë Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë...

2022

Fatos Cerenishti

President i kompanisë “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” Xhiro e biznesit 2021: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Durrës Fatos Cerenishti ka qenë dhe mbetet një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar...

Uncategorized

Një “hall” biznesmeni dhe 4 probleme të biznesit shqiptar

    Shpëtim Luku Ndonjëherë përshkrimin më të të mirë të situatës ku ndodhet ekonomia nuk mund ta bëjnë as ekonomistët, as teoricienët apo akademikët, as politikanët. Mjafton një hall biznesmeni që të evidentohen disa...