RRETH NESH

Kompania GSA

Xhiro e biznesit 2017:  89 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 137
Numri i punonjësve:  180
Vendndodhja:  Tiranë

Viti 2017 ishte i vështirë sa i takon situatës energjitike. Thatësira disi e tejzgjatur krijoi defi cite në prodhimin e saj nga turbinat e hidrocentraleve, mirëpo në kushtet e sotme këto vështirësi janë më se të kapërcyeshme. Investimin për zgjerimin e kapacitetit transmetues të energjisë, si dhe egzistenca e disa kompanive të specializuara prej vitesh për ndërmjetësimin dhe importin e energjisë kanë bërë që në vend të mos dëgjohen më zhurmat e gjeneratorëve si kompënsim për mungesën apo kufi zimet e energjisë elektrike. Një prej kompanive më të rëndësishme të këtij tregu, e krijuar shumë vite me parë dhe e specializuar në ndërmjetësimin e energjisë është GSA. Aktiviteti i kësaj kompanie, si dhe i simotrave të tjera në fushën e saj është i varur prej prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Nëse ky prodhim është i bollshëm, atëhere edhe aktiviteti i këtyre kompanive është në nivele jo shumë të larta. Mirëpo nëse ditët pa reshje vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëhere ky është një lajm i mirë për këto kompani sepse kjo do të thotë se ata janë thirrur në apel për të plotësuar nevojat për një produkt aq të rëndësishëm sikurse është energjia. Viti 2017 ka qenë jo fort i mirë për KESH-in apo hidrocentralet privatë, por boshllëkun e tyre e ka përmbushur më së miri GSA dhe kompani të tjera që kanë këtë natyrë aktiviteti. GSA realizoi vitin e kaluar një aktivitet në nivelin e afro 80 milionë eurove, një nivel biznesi ky që e renditi kompaninë të 18-tën ndër kompanitë më të mëdha të biznesit shqiptar. Krahasuar me një vit më parë kompani njohu rritje mbi 150 për qind cka konfi rmon pra faktin se viti i kaluar ishte një vit i mirë për të. Edhe përgjatë 2017 pati një konkurencë të madhe në këtë sektor sepse i tillë është konfi guruar ai. Një sektor me shumë protagonitë konkurentë, vendas e të huaj, por që në fund pati si fi tues absolut të garës GSA. Në fakt ka shumë vite që kompania është lider i sektorit të saj dhe cdo vit ajo vetëm e përforcon këtë lidership. Dhe kur merr parasysh edhe faktin se tregu i energjisë është i hapur, gara në të zhvillohet mes subjekteve pas kufi zime shtetësie atëhere bëhet akoma më e plotë dhe e rëndësishme udheheqja e tregut prej GSA-së.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, TENET etj) Xhiro e aktivitetit 2020: 600 milionë euro (Kastrati SHA, Kastrati, TENET, Albsig, Auto Star Albania, etj) Numri i punonjësve: 1200 (Kastrati,...

Uncategorized

Sotirios Boulios- Alumil Albania, binomi i një suksesi 25 vjecar

Shpetim Luku Përgjatë 17 viteve që jemi marrë me studimin e biznesit shqiptar në kuadër të përgatitjes së Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” kemi hasur në histori të shumta suksesi në biznes. Jemi...

Uncategorized

Gruaja qe u be kompani

Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë ajo as që e kishte imagjinuar se mund të shkonte kaq larg sa ka shkuar. Duke kryer ritualin e...