RRETH NESH

Hajri Elezaj, emri i mirë para suksesit

Kukësi është një ndër ato treva shqiptare që, ndonëse përballur me varfëri e izolim, ka nxjerrë figura të spikatura në botën e biznesit. Miliarderë të heshtur, njerëz me ndikim ekonomik që i kanë dhënë emër vendit kudo në Shqipëri e më gjerë. Në këtë kontekst, Hajri Elezaj është një emër që spikat jo vetëm për suksesin në biznes, por për një veçanti që e dallon nga të tjerët: ai ka qëndruar pranë vendlindjes. Ndërkohë që shumë të tjerë e kanë përqendruar aktivitetin në Tiranë, Durrës apo jashtë vendit, Elezaj ka zgjedhur që zemrën e sipërmarrjes së tij ta mbajë pikërisht atje ku nisi gjithçka: në Pukë dhe Kukës.

“Lajthiza Invest”, kompania që ai drejton, nuk është vetëm një histori suksesi ekonomik. Është një model për ndikim social, për zhvillim lokal dhe për ringjallje të shpresës në një zonë që shpesh herë është trajtuar si periferike. Investimet e tij kanë krijuar vende pune, kanë sjellë teknologji bashkëkohore dhe mbi të gjitha, kanë mbjellë një ndjesi krenarie tek banorët e zonës.

Por nëse sot Hajri Elezaj është një emër i madh i biznesit shqiptar, kjo nuk është një ngjitje e beftë. Për ata që e kanë njohur në rininë e tij, kjo ishte vetëm çështje kohe. Doktor Dritan Bala dhe inxhinieri Orskid Spahiu, dy profesionistë kuksianë, tregojnë episode të paharrueshme nga vitet e rinisë së Hajriut. “Ishte rrobaqepës i talentuar, më ka qepur një xhup modern atëherë që më bëri figurë në Tiranë”, rrëfen doktori me entuziazëm. Kurse Orkidi kujton me admirim mënyrën sesi Hajriu dinte të kthente në moderne edhe pantallonat e punës së minierës.

Por konsideratat e tyre për Hajri Elezajn nuk ndalen vetëm tek aftësitë e tij si mjeshtër i një profesioni të nderuar si rrobaqepësia. Ato shkojnë më tej, duke e vlerësuar Hajriun dhe gjithë familjen Elezaj si një ndër familjet më të mira të Kukësit. Familje punëtore, dinjitoze, me emër të mirë dhe me kontribut të vazhdueshëm për komunitetin. Në një kohë kur fjala “vlerë” shpesh relativizohet, përmendja e kësaj familjeje përbën një pikë referimi të padiskutueshme për gjithë zonën.

Nga rrobaqepës tek sipërmarrës. Nga modelimi i një xhupi, tek modelimi i një fabrike. Nga vizatimi teknik, tek arkitektura teknologjike e një linje prodhimi. Rruga është e gjatë, por koherente. Nuk është e rastësishme që sot Hajri Elezaj është aq i dhënë pas teknologjisë moderne. Ai e ka pasur pasionin për teknikën që në rininë e hershme. Thjesht sot ka në dorë mjete më të fuqishme për të ndërtuar, për të krijuar dhe për të projektuar të ardhmen.

Hajri Elezaj është një shembull i asaj që ndodh kur talenti, pasioni dhe ndershmëria bashkohen. Një burrë që nuk ka harruar nga vjen dhe që ka zgjedhur të bëjë të madhen pikërisht në një vend të vogël. Një modelues, që përmes punës së tij, po rikthen shpresën në Kukës.

[vsz_slick_slider id=69345]

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

“ANMETAL – Nga tregu vendas drejt një horizonti europian

Për të krijuar një kompani të konsoliduar dhe me perspektivë, është e nevojshme që ajo të mos kufizohet vetëm në tregun vendas. Shqipëria, për nga përmasat, është një treg i vogël, i cili nuk mund...

2022

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO Telecom, ENER TRADE, Profesional Marketing, Pro broker) Të ardhura bruto 2021: 320 milion EURO Numri i punonjësve: 600 Nëse do të përpiqeshim të gjenim një fjalë të saktë që...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Mitsubishi, një surprizë e vërtetë në tregun shqiptar të automjeteve të reja

  Mitsubishi, marka e mirënjohur japoneze e makinave, rezulton një surprizë e vërtetë për vitin 2020 në tregun shqiptar të automjeteve të reja. Jo sepse kjo markë u fut në këtë treg, gjatë vitit që...