RRETH NESH

Marin Gjonaj


Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO Telecom, ENER TRADE, Profesional Marketing, Pro broker)
Të ardhura bruto 2021: 320 milion EURO
Numri i punonjësve: 600

Nëse do të përpiqeshim të gjenim një fjalë të saktë që do të mund të përcaktonte në mënyrën më të saktë ecurinë e kompanive të “Gjonaj Group”, ajo do të ishte përcaktori: shkëlqyer. Nuk është një term euforik, as një term që buron nga dashamirësia dhe poziviteti ynë, por është një fjalë që imponohet nga shifrat e performancës së demonstruar nga kompanitë e “Gjonaj Group”. E sidomos Info Telecom e akoma më shumë, “ENER TRADE”. Shifrat janë të afta të “flasin” e të tregojnë shumë më tepër se sa mijëra fjalë, ndaj le ti referohemi asaj c’ka kanë demonstruar gjatë vitit 2021 dy kompanitë më të rëndësishme të Gjonaj Group. Sa i takon treguesit të madhësisë së biznesit, INFO Telecom regjistroi një xhiro në nivelin e 36 miliardë lekëve ose rreth 300 milionë eurove. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte rreth 30 për qind. Por përmirësimi ishte akoma më i madh në treguesin e përfitueshmërisë së kompanisë. Ose e thënë ndryshe, fitimit të siguruar prej saj. Gjatë vitit 2021 kompania regjistroi një fitim prej afro 650 milionë lekësh ose rreth 5.5 milionë euro, ndërkohë që në vitin paraardhës ky tregues ishte në nivelin e 321 nga stafi. Duke mos përjashtuar edhe rolin shumë të rëndësishëm dhe përcaktues drejt suksesit që i takon organit vendimmarrës dhe Administratorit të kompanisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

SOTIR BULO

Drejtor i Përgjithshëm i “Alumil Albania” Emri i kompanisë: Alumil Albania Të ardhurat bruto 2014: 12.5 milionë EURO Numri i punonjësve: 155 Vendndodhja: Tiranë Çdo të ndodhte me ato kompani shqiptare që janë konceptuar për...

2020

Adrian Aliko

Emri i kompanisë: KA TRADING Xhiro e biznesit 2019: 8.5 milionë euro Numri i punonjësve: 55 Vendndodhja: Vlorë Në adresë të pronarit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë “Ka-Trading” ka ardhur së fundmi një ofertë....

2020

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “Lufra” sh.p.k. Xhiro e biznesit 2019: 11 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +2 Numri i punonjësve: 241 Vendndodhja: Lushnje Edhe pse kanë kaluar 28 vjet, Arben Ndreka i mban mend mirë,...