RRETH NESH

Adrian Aliko

Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2019: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë

Në adresë të pronarit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë “Ka-Trading” ka ardhur së fundmi një ofertë. Një kompani e mirënjohur italiane, e sektorit ku operon edhe kompania shqiptare, propozon të blejë mazhorancën e aksioneve, duke pretenduar që ta ngrejë kompaninë në një nivel tjetër. Sigurisht që është nga ato oferta që e trazojnë situatën, që e bëjnë regjizorin aktual të kompanisë të meditojë vazhdimisht mbi vendimin që duhet të marrë. Dhe askush më mirë se sa ai nuk mund ta dijë drejtimin që duhet të marrë në këtë udhëkryq. Mirëpo, pavarësisht përgjigjes së tij, pavarësisht nëse ai do të shqiptojë po-në ose jo-në karshi kësaj oferte, ajo cfarë nxjerr në pah kjo histori është fakti se “Ka Trading” është një kompani që vlen. Dhe vlen shumë. Ardian Aliko nuk ka nëvojë që të kthejë kokën pas e të “udhëtojë” me kujtesën e tij në rrugën që ka përshkuar përgjatë këtyre 12 viteve, që nga themelimi e deri tani, me kompaninë e tij.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Genc Mataj

Xhiro e biznesit 2017: 12 milionë euro Ndryshimi në % 17/16: + 13 Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike;...

Uncategorized

Makinat elektrike përballë konfuzionit institucional

      Shpëtim Luku Ndoshta mund të ketë qenë thjesht një dhuratë, me qëllimin e mirë për të ndihmuar policinë e shtetit për të kryer më mirë detyrat e saj. Por, po qe se...

Aktualitet, Blog

Si ndërtoi Edmond Shahini liderin absolut të tregut të makinave në Shqipëri?

Rreth 20 vite më parë, Edmond Shahini mori një vendim që do të ndryshonte rrënjësisht jetën e tij: ai la Italinë, ku kishte emigruar, dhe vendosi të rikthehej në Shqipëri. Nuk ishte një kthim i...