RRETH NESH

Genc Mataj

Xhiro e biznesit 2017:  12 milionë euro
Ndryshimi në % 17/16:   + 13
Numri i punonjësve:  130
Vendndodhja:  Durrës

Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike; Spedicion, Agjensi Detare, Transport kombëtar dhe ndërkombetar me mjetet e veta për të tretë, magazinazh, asistencë doganore etj. Që prej asaj kohe shoqëria ka patur synim krye- sor mbylljen e cikleve të plota logjistike me cilësinë maksimale të mundshme për veprimtari të ndryshme importi dhe eksporti për llogari të klienteve te saj. Aktiviteti i shoqërisë është rritur dhe zhvilluar në vite. Si rrjedhojë shoqëria gjithmonë e më shumë i është përshtatur tregut duke ofruar cilësi në shërbime, shtuar flotën e mjeteve të transportit dhe mjeteve të rënda përpunuese, duke rritur cilësine e personelit e së fundmi ambjentet për magazinazh. Në vitin 1999 shoqëria Pelikan nisi procedurat për hapjen e Magazinave Doganore, duke i hapur kështu rrugen një zhvillimi të ri, një model ky i pa zhvilluar më parë. Me anë të kësaj nisme shoqëria i dha më shumë mundësi tregut kombëtar dhe fqinjëve përreth të rrisnin aktivitetin e tyre në import/eksport. Shoqëria Pelikan me rolin kryesor si pritëse malli, organizuese për procedurat detare, doganore, ops shkarkim/ ngarkimit,transportit,logjistike, kontrolluese dhe lëshuese, realizon më së miri mbylljen e të gjithë ciklit të procedurave me të gjitha palët e përfshira (Nisës malli, pritës/klient dhe autoritet shteterore dhe doganore). Një sukses ky mjaft i madh si për klientët, shoqërinë por dhe për të ardhurat e shtetit shqiptar. Më tej, Shoqeria Pelikan sjell një tjetër risi në tregun shqiptar, atë të transportit të mallrave të konteinerizuara. Anijet e para erdhën nga Turqia, Greqia, si fillim me nga 10 apo 15 konteniere.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

ROLAND HYSA

President i kompanisë “Miell Tirana” Emri i kompanisë: Miell Tirana Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO Numri i punonjësve: 102 Vendndodhja: Tiranë Biznesi i përpunimit të drithërave është një aktivitet, madhësia e të cilit...

2019

Sotir Bulo

Xhiro e biznesit 2018: 19 milionë EURO Ndryshimi në % 18/17: +20 Numri i punonjësve: 210 Vendndodhja: Tiranë “Alumil Albania” vazhdon të shkruajë kapituj të rinj suksesi. E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë...

Uncategorized

Cudia e Spitalit Amerikan, del me humbje në kohë pandemie!!!

    Kush ka menduar se pandemia e Covid 19 ishte një shans i artë për kompanitë që kanë natyrë aktiviteti shërbimin mjekësor mund të ketë patur të drejtë, por jo për Spitalin Amerikan. Kush...