RRETH NESH

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2017:  12 milion EURO
Ndryshimi në % 17/16:   + 30
Numri i punonjësve:  180
Vendndodhja:  Tiranë

Në sektorin e ndërtimit të vepravë të ndryshme dhe punimeve në infrastrukturë egzistojnë një numër i madh kompanish. Ndoshta më shumë se sa në cdo sektor tjetër. Por fakt është se kompania “CURRI” është një prej protagonistëve të rëndësishëm të saj, jo vetëm nga pikëpamja kogore e aktivitetit, por edhe intensiteti i saj. E themeluar që në vitin 1995, sot” CURRI” regjistron në jetën e saj afro 24 vite aktivitet, ndërkohë që të shumta janë edhe veprat që kjo kompani ka ndërtuar apo rehabilituar. Sikurse thamë, ndërtimi dhe punimet e ndryshme të infrastrukturë përbëjnë një sektor të “populluar” me subjekte dhe arsyet e masivizimit mund të jenë të shumëllojshme. Cdokush që ka themeluar një kompani të tillë mund të ketë patur arsyet specifike të nisjes së biznesit në këtë sektor, kurse për Faik Currin, ngritja e kompanisë së tij thjesht përbënte një zhvillim profesional, por tashmë i konkretizuar në kushtet e ushtrimit të iniciativës së lirë. I diplomuar në Fakultetin e Inxhnierisë së Ndërtimit për inxhinieri hidroteknike, Faik Curri nuk kishte ku ta kërkonte fatin e tij, më mirë se sa në një kompani të tijën, e cila zhvillonte aktivitetin, pikërisht në fushën ku ai ishte diplomuar. Në realitetin e biznesit shqiptar ka edhe mjaft raste te tjera biznesi, ku kuali fi kimi i ngushtë i themeluesit të saj është i lidhur me natyrën e aktivitetit të kompanisë dhe thuajse në shumicën e rasteve, këto kanë prodhuar histori suksesi. E tillë është edhe kompania CURRI.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Achilleas Kanaris

Emri i kompanisë: Vodafone Albania Xhiro e biznesit 2018: 120 milion EURO Numri i punonjësve: 420 Vendndodhja: Tiranë Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët”...

Biznesmenet

ANISA SKËNDAJ & MARIN GJONAJ

Drejtues dhe aksionerë të shoqërive INFO Telecom, Proff esional Marketing Albania dhe Digicom Emri i kompanisë: Info Telecom, Promarketing dhe Digicom Të ardhura bruto 2014 105 milionë euro (Info Telecom) Numri i punonjësve: 800 Vendndodhja:...

Uncategorized

“Më të Mirët” e biznesit konsolidojnë dhe përforcojnë traditën

Të nderuar lexues! Ja ku kaloi edhe një vit dhe ne po paraqitemi sërish përpara jush me Botimin e ri, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2021”. E kemi kthyer këtë “takim” të përvitshëm në traditë...