RRETH NESH

Cudia e Spitalit Amerikan, del me humbje në kohë pandemie!!!

 

 

Kush ka menduar se pandemia e Covid 19 ishte një shans i artë për kompanitë që kanë natyrë aktiviteti shërbimin mjekësor mund të ketë patur të drejtë, por jo për Spitalin Amerikan.

Kush ka menduar se gjatë vitit 2020, pandemia i ka sjellë Spitalit Amerikan një konjukturë të favorshme, e ka patur gabim.

Kush ka menduar e gjykuar nga lajmet që vinin e shkonin në veshin e secilit në trajtë impresioni habitor për cmimin e një nate qëndrimi në këtë spital, e ka patur gabim.

Kush ka gjykuar nga fakti se në kohë të caktuara Spitali Amerikan, duke mos patur asnjë shtrat të lirë  ai ka “grirë” para, e ka patur gabim.

Kush mendon se Spitali Amerikan e mirëpret një valë të re të Covid 19, pasi ajo i sjell më shumë punë e “lëndë të parë” për biznesin e saj, sërish e ka gabim.

Pasi e vërteta është se edhe për Spitalin Amerikan viti 2020 figuroi një vit vështirësish të lidhura me Covid 19, e për rrjedhojë, rezultati financiar i saj në fund të vitit ishte negativ. Spitali Amerikan e ka mbyllur vitin 2020 me humbje rreth 70 milionë lekë e pavarësisht  se për qytetarët ku mund të jetë një fakt i cuditshëm, ai është realitet. Sa i takon volumit të punës së kryer apo xhiros së realizuar ajo është rritur krahasuar me një vit më parë, pasi gjatë vitit 2020 aktiviteti i këtij institucioni shëndetësor privat arriti në 6 miliardë lekë. Kurse në vitin paraardhës ai ishte 5.3 miliardë lekë. Mirëpo 9 mijë ndërhyrjet kirurgjikale, 7 mijë trajtimet mjekësore apo 80 mijë seancat e dializës që ky spital ka realizuar gjatë një viti ishin të pamjaftueshme për ta nxjerrë atë qoftë edhe me një euro plus.

Me humbjen e realizuar gjatë vitit 2020, Spitali Amerikan pason humbjen e shënuar edhe gjatë vitit 2019, ky ai regjistroi një deficit prej 55 milionë lekësh.

Kryerja i investimeve shtesë për blerjen e paisjeve, të cilat rrisin standartet e shërbimit shëndetësor, si dhe i atyre investimeve të nevojshme për të përballuar pandeminë e Covid 19 konsiderohen si një ndër shkaqet kryesore pse shpenzimet e Spitalit Amerikan janë më të mëdha se të ardhurat. Ky duket se është edhe shpjegimi pse ndërsa të ardhurat rriten, edhe shpenzimet rriten, duke i tejkaluar ato. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me mesazhin kryesor që përcjell veprimtaria e Spitalit Amerikan. Në dallim nga perceptimi i publikut, biznesi në shëndetësi, në formën e shërbimit spitalor privat, nuk qenka një aktivitet fort i lehtë. Nuk qenka një biznes shumë i lakmueshëm. Pasi edhe edhe spitali tjetër, ish- Hygeia, të cilin Spitali Amerikan e ka bërë pronë të tij, por që funksionon si njësi më vete, del me humbje. Rritja e standarteve të shërbimit, duke reduktuar nevojën e daljes së qytetarëve jashtë vendit për efekt kurimi, si dhe turizmi shëndetësor duket se është objektivi kryesor që do të bëjë të mundur avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Spitalit Amerikan si biznes dhe institucion kujdesi shëndetësor.

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi

Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë bërë këtë qoftë  në  mënyrë individuale,...

2023

Adrian Nallbani

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AMA Recycling” Xhiro e biznesit 2022: 27.5 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +30 Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë Janë disa kompani që kanë emra aq kuptimplotë, saqë menjëherë...

Aktualitet

Emigranti që u bë flamurtar i përpunimit të peshkut

Historia e Mark Babanit është si rrëfimi i një maratone: nis me hapa të vështirë, por me këmbëngulje dhe vizion përfundon me një fitore të madhe. Nga një i ri që u largua me një...