Emri i kompanisë: Coca Cola Bottling Shqipëria
Xhiro e biznesit 2017: 27 milionë euro
Numri i punonjësve: 328
Vendndodhja: Tiranë
Njeriut i ndodh shpesh të bëjë retrospektiva të jetës dhe aktivitetit të tij. Dhe mbi bazën e asaj që ka bërë apo jo, që e ka bërë mirë dicka apo jo, që marrë vendimin e duhur në momentin e duhur apo jo, lindin natyrshëm edhe ndjenja të tilla si kënaqësia, lumturia, besimi në vetëvete etj etj. Nëse arsyetojmë në këtë mënyrë, atëhere të gjithë pjesëtarët e familjes Busi kanë të drejtë të pushtohen nga ndjenja të tilla. Sepse, kur në vitin 1994, atyre iu bë një propozim për të “ngulur” flamurin e pijes së famshme “Coca Cola” në vendin, ku banorët e kishin parë ndonjëherë në TV këtë pije, ata nuk u menduan gjatë. Iu përgjigjën pozitivisht propozimit. Morën avionin dhe zbarkuan në vitin 1994 në Shqipëri. Vendi më i mbyllur i Europës kishte vetëm 4 vite që kishte lënë pas një sistem dhe një mënyë qeverisjeje, për tiu bashkuar familjes së madhe europiane. Ishte fillimi i eksplorimit të një sistemi tjetër ekonomik, fillimi i shfrytëzimit të potencialeve të vendit. Dhe më mirë se sa ata që kishin eksperiencë në këtë sistem të porsafilluar nga shqiptarët nuk mund ta dinte kush tjetër. Kam patur disa herë të takoj e intervistoj Franko Busin në ato kohë dhe konstatoja një entuziazëm të madh tek ai, jo vetëm për perspektivën e kompanisë që kishte ndërtuar në Shqipëri, por edhe për perspektivën e vendit në përgjithësi.
Duke investuar 12 milionë dollarë dhe me një afat realizimi të investimit prej 83 ditësh, “Coca Cola Bottling Shqipëria” filloi një rrugëtim shumë të suksesshëm në Shqipëri. Më vonë investimet u shtuan ndër vite, duke arritur një total, prej 60 milionë dollarësh, port ë igjitha këto investime të nevojshme, duket se kanë dhënë kompanisë “Coca Cola Bottling Shqipëria” staturën e një kompanie që korr sukses nga njëri vit në tjetrin. Ka një dukuri interesante në veprimtarinë e saj. Cdo vit veprimtaria e saj përmirësohet, cdo vit, aktiviteti i saj njeh dinamikë vetëm në rritje. Pa frikë mund të thuhet se viti 2017 mund të konsiderohet edhe viti më i mirë në jetën e saj. Sepse, gjatë këtij viti kompania realizoi një aktivitet në 3.7 miliardë lekëve, një tregues ky që është në nivele më të larta se sa ai i një viti më parë. Madje me shumë gjasa është edhe më i miri i arritur ndonjëherë nga kompania. Me këtë tregues në këto nivele kompani paraqitet për vitin 2017, e 60 në renditjen e kompanive më të mëdha të vendit. Është një renditje prestigjioze kur sjell ndërmend faktin se kemi të bëjmë me një kompani që tregton pije freskuese, që kanë cmime të ulta, por që tregon se sa në masë preferohen produktet e “Coca Cola Bottling Shqipëria”.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”