RRETH NESH

Performanca e biznesit shqiptar gjatë një viti

 

 

Lexues të nderuar!

 

Sivjet është viti i 14-të I Botimit Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”. 14 vite mund të mos jenë as shumë e as pak, por janë të mjaftueshëm për tu ndjerë të sigurtë në pohimin se tashmë ky Botim ka krijuar  traditën e vet. Kohëzgjatja e Botimit na siguron gjithashtu në faktin se ai është i mirëpritur. Pasi nëse do të ishte ndryshe do të kishte ndjekur fatin e të gjitha botimeve të tjera, të cilët janë mbyllur akoma pa u hapur. E kemi edhe një shpjegim për këtë. Ai duhet kërkuar tek misioni ynë, tek dëshira për të realizuar një hierarki reale në botën e biznesit, tek kompetenca për të dalluar e vecuar njerëzit që kanë “produkt”, që kanë vepra, që kanë realitete impresionuese, nga të tjerët që kanë fjalë, por skanë biznes.

Gjatë vitit 2016, 200 kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan një total xhiroje prej 6.1 miliardë euro, ndërkohë që një vit më parë ky tregues ishte 6.7 miliardë euro.  Pak ndryshim ka edhe sa i takon treguesit të efektivitetit, teksa 200 kompanitë më të suksesshme sa i takon këtij aspekti kanë siguruar një total fitimi prej 620 milionë euro. Kurse një vit më parë ky tregues ishte 720 milionë euro.

100 kompanitë më të mëdha eksportuese shqiptare realizuan një total eksporti prej 660 milionë euro, ndërkohë që 100 kompanitë punësuese më të mëdha(përjashtuar institucionet publike) punësuan rreth 70 mijë vetë. Në listën e 200 kompanive më të mëdha të vitit 2016 pati gjithsej 39 “neë entry” cka tregon se biznesi I madh shqiptar është përgjithësisht I konsoliduar, me protagonistë të spikatur që vazhdojnë të ruajnë pozicione të mira në treg. Disi e ngrirë paraqitet edhe struktura e sektorëve që “furnizojnë” listat e më të mëdhejnve, listat e kompanive me fitimin më të madh, listat e kompanive punësuese dhe atyre kompanive që janë personazhe të rëndësishme në eksport. Këto lista vazhdojnë të dominohen nga subjekte tregtimi hidrokarburesh, lojërash fati, farmaceutike, tregtie etj. Por edhe pse jo në shumicë, jemi të lumtur që në këto lista bëjnë pjesë kompani prodhuese, cka tregon se këto kompani kanë arritur të ndërtojnë një sukses afatgjatë.

Edhe krahasur me të mëdhenjtë e rajonit, performance e të “mëdhenjve të Shqipërisë” është përmirësuar. Dikur kishte diferenca të mëdha, por ata kanë ardhur duke u ngushtuar, cka tregon edhe një lloj suksesi në formalizimin e ekonomisë shqiptare.

Në përfundim, dëshirojmë të adresojmë një falenderim për të gjitha institucionet shtetërore, të cilat bashkëpunojnë me në për hartimin dhe publikimin e këtij libri.

Shpëtim Luku

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2018: 13 milionë euro Ndryshimi në % 18/17: +23 Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Durrës Për këdo që i futet rrugës së biznesit, e rëndësishme është që të jetë i qartë për...

2018

Zdenek Zemanek

Emri i kompanisë: FORSCHNER Xhiro e biznesit 2017: 7 milionë euro Numri i punonjësve: 400 Vendndodhja: Tiranë Prej dy vitesh, në periferi të Tiranës, konkretisht në zonën e Vaqarrit fuksionon me efikasitet të plotë një...

2022

Erdal Demir

Xhiro e biznesit 2021: 346 milion EUR Ndryshimi në % 21/20: +80 Numri i punonjësve: 770 Vendndodhja: Elbasan Sikur drejtuesve aktualë të “Kurum International” t’ju kërkohej të shfaqnin një dëshirë me premtimin se tju realizohej,...