RRETH NESH

Kompania Albaelettrica

Xhiro e biznesit 2017:  26.6 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 34
Numri i punonjësve:  137
Vendndodhja:  Tiranë

Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të mate- rialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën më të gjerë dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Evropian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit superior dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit. Ambjentet ku zhvillon aktivitetin kompania në Tiranë, reflektojnë jo vetëm kujdesin në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve të Albaelettrica në tregun shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

FABRIKA E ÇIMENTOS FUSHË-KRUJË

Të ardhurat bruto 2015: 58 milionë EURO Ndryshimi në % 15/14: – Numri i punonjësve: 387 Vendndodhja: Fushë Krujë Nëse do të përkufi zonim performancën e Fabrikës së Cimentos Fushë Krujë gjatë vitit 2005 ajo...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Së shpejti AIWAYS U6, “Tesla e Mynihut”

Pasi arriti të fusë në tregun shqiptar Aiwais U 5, kompania e mirënjohur e tregtimit të automjeteve “Classic Tirana” është në pritje edhe të sasive të para të Aiways U6, duke zgjeruar në këtë...

2016

NIKOLIN LLESHI

Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”, T.N.A Të ardhurat bruto 2015: 7.5 milionë EURO Numri i punonjësve: 1500 Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të...