RRETH NESH

Kompania Rejsi Farma

Emri i kompanisë:  Rejsi Farma
Xhiro e biznesit 2017:  26 milionë EURO
Numri i punonjësve:  85
Vendndodhja:  Tiranë

Rejsi Farma e mbylli vitin 2017 me reputacionin e një kompanie lider në tregun farmaceutik. Sigurisht, ky nuk është ndonje konkluzion nga ato që rëndom shumë kompani bëjnë për veten e tyre në trajtën e spoteve të marketingut, por është realitet. Sepse dy tregues të rëndësishëm të performancës, që bëjnë të krahasueshëm veprimtarinë e kompanive konkurente brenda një sektori, pra xhiro e biznesit dhe fi timi, tek Rejsi Farma janë në nivele shumë më të avancuara se sa kompanitë e tjera të sektorit. Konkretisht, me mbi 3.5 miliardë lekë xhiro dhe me një fi tim më të madh se sa ai i kompanive të tjera të sektorit, Rejsi Farma është një fi tuese e padiskutueshme e garës me konkurentët e saj për vitin që shkoi. Të jesh kompani lider e sektorit ku operon në përfundim të një viti fi nanciar është padyshim dëshmi e vlerave që mbart një kompani. Por në rastin e Rejsi Farma, këto vlera shtohen e përforcohen akoma më shumë kur mendon se gjatë 19 viteve jetë të saj, kjo kompani shumicën e tyre i ka kaluar me statusin e liderit të sektorit farmaceutik. E ka fi tuar këtë status shumë vite më parë, ka hipur në majë, shumë vite më parë, e ndonëse më e rëndësishme është ruajtja e kurorës së fi tuesit, ajo sërish ka mundur që përgjatë shumë viteve të jetë fi tues i garës në sektorin ku bën pjesë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë garë të lehtë sepse në sektorin farmaceutik ka një numur të madh kompanish protagoniste. Mjafton të kujtojmë se gjatë vitit të kaluar ishin të paktën 5-6 kompani nga sektori farmaceutik që arritën të renditen ndër 200 kompanitë më të mëdha në Shqipëri.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesmenet politikanë, fituesit dhe humbësit

  Shpëtim Luku Të klasifikohesh tek humbësit nuk i pëlqen askujt. Kjo vlen për cdo njeri, por është një ndjesi negative akoma më e fortë për biznesmenet. Sepse të mësuar për të fituar cdo garë,...

2020

Kompania Alb-Sale-Vlora

Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO Numri i punonjësve: 105 Vendndodhja: Vlorë Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të...

2022

Robert Masha

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans” Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans” Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +60 Numri i punonjësve: 170 Robert Masha është një djalë i ri...