RRETH NESH

Kompania Alb-Sale-Vlora

Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora
Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO
Numri i punonjësve: 105
Vendndodhja: Vlorë

Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të Shqipërisë kanë fatin e keq që janë të varfëra sa i takon bizneseve të rëndësishme e të krahasueshëm në rang kombëtar. Shumica e bizneseve kanë përmasa lokale dhe rajonale. Por gjatë vitit 2019, një kompani vlonjate arriti të regjistrojë një performancë të mirë, cka i dha asaj “kredencialet” e duhura për tu përfshirë në bizneset më të mirë në Shqipëri. Është fjala për kompaninë ALB-SALE-Vlora. E themeluar në vitin 2009, si një kompani e re që fitoi të drejtën e koncensionit të kripës, ALB-SALE-Vlora i ofron tregut shqiptar kripë deti e përpunuar ushqimore, kripë deti industriale si dhe kripë deti gjysëm të përpunuar, prodhuar me standartin më të lartë në të gjithë rajonin. Por sikurse është e kuptueshme, për vetë produktin që tregton, kjo kompani nuk ka se si të ketë përmasa impresionuese në aspektin sasior të numrave që tregojnë volumin e aktivitetit të saj në vlerë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU: Një sigurim i “dhunshëm” që u kthye në një përfitim të madh

    Ka një sërë shërbimesh për të cilin perceptimi dhe vetëdija e konsumatorit për dobinë e tyre është në nivele minimale. Për rrjedhojë, shërbime të tilla janë pak të preferuara e të kërkuara prej...

Uncategorized

Zotëria i turizmit!

Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet...

Biznesmenet

KOMPANIA AGRO BLEND

Emri i kompanisë: Agro Blend Të ardhurat bruto 2014: 17 milionë EURO Numri i punonjësve: 75 Vendndodhja: Vorë, Tiranë Që prej 12 vitesh, kur ne kemi fi lluar Botimin Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët”...